Friday, May 3, 2024

Kristian Shpendi, talenti i Çezenës. Drejtori sportiv Fabio Artiko: Është ylli i skuadrës, por ka një çmim!

Lexo

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga promovimi në Serinë B dhe Çezena ka nisur që të dëgjojë ofertat për lojtarët më të mirë të saj. Mes tyre është edhe Kristian Shpendi.

20-vjeçari është lojtari, i cili sipas “Transfermarkt” ka vlerën (2 milionë euro) e kartonit më të lartë në ekip. Për djaloshin e lindur në Ankona sezoni që po mbyllet është perfekt pasi në 30 takime ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

Këto statisika i kanë tërhequr vëmendjen edhe skuadrave të rëndësishme të Serisë A. Juventusi është njëra prej tyre. Në një intervistë për “TuttoB”, Drejtori Sportiv i Çezenës nuk ka mohuar një lajm të tillë madje ka thënë se klubi i tij nuk do të bëhej pengesë për të rinjtë e talentuar, të cilët duan që të ngjisin shkallët e karrierës diku tjetër.

“Strategjia për sezonin që vjen ende nuk është përcaktuar. Thënë këtë dua të nënvizoj faktin se ne kemi në ekip të rinj të talentuar, të cilët mund të luajnë edhe në Serinë A. Klubi ynë do të shfrytëzojë një mundësi të tillë dhe unë do të vlerësoj mirë të gjitha ofertat”, tha Fabio Artiko.

“Kur të vijnë oferta të mëdha siç na ndodhi me Stiven Shpendin mendoj se është e drejtë që të mos pengojmë lojtarët të largohen. Me këtë skenar përfitojnë të dy palët si lojtari edhe klubi”, pranoi Artiko.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img