Në javën e shtatë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për ferma, Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda mundi pastër me rezultatin 3 me 0 ekipin e Elbasanit. Ndeshja në fjalë u zhvillua pasditen e së shtunës në pallatin e sportit. “Qazim Dervishi” të Shkodrës u dominua plotësisht nga skuadra e kuqeblu, për të cilën flasin vetë shifrat e seteve. 25 me 11 është mbyllur seti i parë në favor të Vllaznisë, 25 me 19 seti i dyti, dhe 25 me 17 seti i tretë, duke u mbyllur gjithë ndeshje rezultatin 3-0 për skuadrën kuqeblu.
E veçanta e kësaj ndeshje është se trajnerja Nora Deda aktivizoi në fushën e lojës të gjithë kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion duke i dhënë mundësi edhe lojtareve të stolit të shfaqin vlerat e tyre. Aktivizim ky, që sipas vete trajneres Deda, lojtaret në fjalë e kanë justifikuar plotësisht duke dhënë garanci për bhë rritje edhe më të madhe gjatë periudhës në vazhdim.
Pas kësaj jave, Kampionatin Kombëtar të volejbollit të femrave e kryeson ekipi i Barleti Volej me trajner Artan Pogoni me 21 pikë. Vllaznia nën drejtimin e trajneres Nora Deda renditet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërkohë që më pas renditen Apolonia, Flamurtari, Elbasani dhe Mirdita.
Për javën e ardhshme të kampionatit, atë të teten, e cila luhet të marten e 23 marsit, Vllaznia udhëton në Rrëshen për t’u ndeshur me Mirditen, një ballafaqim relativisht i lehtë për volejbollistet shkodrane, të cilat falë potencialit që në skuadër pritet ta kalojnë me sukses. Ndërkohë, që beteja kryesore për Vllazninë do të jetë fundjava e ardhshme ku në pallatin e sportit do të luhet kryendeshja e kampionatit në mes Vllaznisë vendase dhe Barleti Volej mysafir. Takim ky që ka vlera për titullin kampion, ku në rast fitoreje të skuadrës kuqeblu, deiferenca me kreun shkon në dy pikë duke rihapur kampionatin sa i përket rivalitetit për titullin kampion.