Saturday, April 27, 2024

Volejboll Femra-Luhen ndeshjet e para çerekfinale të Fazës Play-Off. Partizani-Vllaznia 3-1. Kushi dhe Zhivani, lojtaret më të mira të ndeshjes

Lexo

Partizani-Vllaznia 3-1(22-25, 25-21, 25-15, 25-15)

Partizani: Koçoglu, Berishi, Petëza, Sanli, Kaçorri, Kushi, Fagu(L)/ Bytyçi, Buse, F. Picaku, Ibrahimi, Koleci. Trajner: Bulent Karslioglu

Vllznia: Beci, Tuci, L. Kodra, Zhivani, L. Picaku, Bardeli, Kiri(L)/ D. Kodra, Kuçi, Erkoçi, Mikopula, Ballçiti(L2). Trajner: Dorjan Tafa

Gjyqtarë: R. Mujo, E. Papamihali

E mërkurë, 23 mars 2022, ora 16.30, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” Tiranë

Superliga e volejbollit për femra ka nisur takimet e fazës finale Play-Off. Fazë në të cilën është kualifikuar edhe ekipi i Vllaznisë. Sipas kalendarit të paracakuar nga formula e miratuar në Federatën Shqiptare të Volejbollit, në çerekfinale, Vllaznia do të luajë dy takime vajtje dhe ardhje me ekipin kampion në fuqi të Partizanit.

Ballafaqimi i parë çerekfinale është zhvilluar pasditen e së mërkurës në sallën numër 3 të pallatit të sportit, “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa e kanë nisur mjaft mirë ndeshjen duke dominuar në setin e parë, të cilin e fituan me rezultatin 22-25.

Seti i dytë, i cili u vlerësua edhe si më i bukuri i krejt takimit u shoqërua me një luftë të fortë sportive, ku emocionet më të mëdha ishin pas kufirit të pikës së 20-të, ku të dyja skuadrat po luftonin të kapnin pikën e 25-të. Vllaznia për të shkuar në avantazhin 0-2 me sete dhe Partizanin për të barazuar shifrat në 1-1. Një gjë të tillë e realizon skuadra vendase, e cila e fiton këtë set me shifrat 21-25.

Pasi arrin ta barazojnë shifrat e seteve në 1 me 1, në vijim Partizani, në formacionin e të cilit luajnë 4 volejbolliste të huaja duke pasur në drejtim edhe trajnerin turk Karsliogu, arrijnë ta kthejnë lojën në favorin e tyre.

Në këtë mënyrë, seti i tretë mbyllet me shifrat 25 me 15 në favor të Partizanit, ndërkohë që edhe i katërti ka të njëjtat shifra, 25-15 përsëri për Partizanin  dhe bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 3 me 1 në favor të Partizanit.

Referuar të dhënave teknike, dy lojtaret më të mira të ndeshjes, ishin Joana Kushi e Partizanit me 15 pikë të shënuara, ndërkohë që te Vllaznia spikati si më e mira Klodeta Zhivani me 11 pikë të shënuara për skuadrën e saj.

Ndeshja e kthimit çerekfinale e fazës Play-Off në mës Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet të hënën e ardhshme në palaltin e sportit, “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 16.00. Ndeshje kjo që do të përcaktojë edhe ekipin që do të kualifikohet për në turin tjetër gjysëmfinal. Për të kaluar në gjysëmfinale, Vllaznisë i duhet të përmbysë disavantazhin 3-1 të ndeshjes së parë.

Megjithatë, sido që të jetë rezultati i ndeshjes së kthimit, për presidentin e volejbollit shkodran të femrave, Florian Zekja, Vllaznia e ka realizuar objektivin e saj për këtë sezon, sepse përkundër Partizanit si dhe skuadrave të tjera rivale që kanë në formacion nga 3 deri në 4 dhe 5 volejbolliste huaja, Vllaznia është e vetmja skuadër bio e kampionatit shqiptar që luan vetëm me volejbollistet shkodrane në formacionin e saj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img