Wednesday, May 8, 2024

Basket Meshkuj-Vllazni me dy fytyra. Kuqeblutë mbyllin Ligën Unike në vendin e parafundit

Lexo

Vllaznia-Teuta 69-78(6-26, 18-25, 25-11, 20-16)

Vllaznia: Toomer, Dobbs, Shestani,Butler, Cooper, Rakaj, Ëalker, Memçaj. Trajner: Fabian Gjuka

Teuta: Gorea, Core, Bruce, F. Lilaj, Peterson, Cashman, Beich, Ndreca, R. Lulaj, . Trajner: Melzin Lazimi

Gjyqtarë: E. Koçi, A. Canaj, R. Ruçaj.

Komisionier: Salvator Kurti

Një Vllazni me dy fytyra ishte ajo që paraqiti skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj në përballjen me Teutën e Durrësit, takim ky i luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fabian Gjuka luajtën shumë dobët në pjesën e parë, gjë që u vertetua me humbjen e periodës së parë më shifrat 6-26, ndërkohë që edhe në të dytën vijojnë të paraqesin lojë të dobët duke pranuar humbjen edhe në periodën e dytë, këtë radhë me shifrat 18-25.

Të pabesueshme për tifozët shkodranë janë shifrat që regjistrohen në mbyllje të pjesës së parë kur tabela elektronike fikson shifrat 24 Vllaznia dhe 51 Teuta. Por, duket se pushimi mes dy pjesëve i ka vlejtur skuadrës kuqeblu, ku me udhëzimet e dhëna nga trajneri Fabian Gjuka, loja e Vllaznisë ndryshon tërësisht në pjesën e dytë.

Dhe, kjo vërehet në peiodën e tretë kur Vllaznia e fiton me rezultatin 25 me 11. Diferenca në favor të Teutës fillon të ngushtohet duke e bërë takimin edhe shumë më emocionues.

Vllaznia vijon të luajë më mirë se kundërshtari edhe në periodën e katërt, duke iu afruar shumë barazimit deri edhe në 4 pikë diferencë. Por, edhe pse Vllaznia e fiton edhe periodën e katërt, 20-16, durrsakët Teuta arrin ta mbyllë me fitore të gjithë ndeshjen me rezultatin 69-78.

Me këtë fitore, Teuta është e katërta në renditjen e Ligës Unike duke vijuar të luajë në fazën Play-Off. Ndërsa, Vllaznia e parafundit me 17 pikë, duke lënë pas vetëm Kamzën e fundit me 15 pikë, e mbyllë këtu kunkurimin në Ligën Unike duke u përqëndruar tashmë në Superligën e Basketbollit shqiptar, ku ndeshjen e radhës do ta ketë në shtëpi të dielen me Partizanin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img