Tuesday, May 7, 2024

Volejboll Femra-Starton sot K. Kombëtar, Vllaznia-Barleti, ora 16.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, hyrja falas

Lexo

Starton sot Kampionati Kombëtar i Volejbollit për femra. Vllaznia, javën e parë do ta luajë në fushën e saj. Kështu, kalendari e ka vendosur që të luajë përballë ekipit të Barletit, ndeshje e cila fillon në orën 16.00.

Ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajnerët Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli, i mbështetur financiarisht nga presidenti, Florian Zekja,  ka kohë që përgatitet seriozisht për këtë ditë. Bazuar në formën mjaft të mirë që disponojnë vajzat kuqeblu, përballja e sotme me ekipin kryeqytetas, Barleti Volej, pritet të jetë e suksesshme. Që do të thotë se Vllaznia ka në objektiv të dalë fituese e kësaj ndeshje, madje edhe me rezultat të pastër.

Duelet e këtyre skuadrave sezonin e kaluar kanë qënë shumë luftarake, i tillë pritet të jetë edhe ky i sotmi, i cili pritet të ndiqet nga një tifozëri e zjarrtë kuqeblu që do të jetë vazhdimisht në mbështetje të skuadrës. Në këtë drejtim, për të pasur edhe një pjesëmarrje sa më të madhe të tifozëve në shkallët e pallatit të sportit, presidenca ka vendosur që hyrja të jetë falas.

Krahas çiftit, Vllaznia-Barketi, po sot, për javën e parë do të luhen edhe ndeshjet e tjera: Partizani-Flamurtari, Lushnja-Tirana, ndërkohë që çifti tjetër, Skënderbeu-Apolonia do të luhet me datë 9 tetor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img