Sunday, May 19, 2024

Vllaznia përgatitet për Dinamon. Sinjale pozitive për barin e stadiumit, përballja me Dinamon mund të luhet në “Loro Boriçi”

Lexo

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi i kanë dhënë mundësi kuqebluve që pos barazimit 0 me 0 në transfertën korçare të pushojnë për tre ditë me radhë. Rikthimi në fushën stervitore është shoqëruar  me një program të ngjeshur ku kanë rënë në sy më tepër ngarkesat fizike. Përqëndrimi është i tëri për ndeshjen e javës së pestë, javë në të cilën Vllaznia pret në shtëpi Dinamon. Tre barazimet radhazi, me Teutën, Partizanin dhe Skënderbeun kanë krijuar një farë trysnie në drejtim të skuadrës, ndaj për sfidën me blutë dinamovitë, skuadra duket shumë e motivuar për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.

Me një fitore tre pikëshe do të ishte një rezultat shumë pozitiv ndaj një rivali direkt për kreun, por ndërkohë rikthimi tek fitorja, rikthen edhe moralin e duhur në skuadër duke garantuar vazhdimësinë. Ditët në dispozicion, trajneri Brdariç po i shfrytëzon edhe për formatimin e formacionit, ku shqetësimet më të mëdha janë në repartin e mbrojtjes, pasi përpos mungesës së Bulatoviç që vazhdon të mungojë për arsye dëmtimi prej gati një muaji, për këtë ndeshje mungesë e sigurtë është edhe ajo e  Adilit, i cili në sfidën e javës së kaluar me Skënderbeun u ndëshkua me karton të kuq.

Sa i takon këtij futbollisti, duhet theksuar se ndërsa pritej një dënim tjetër më i madh se një ndeshje të radhës, vendimi më i fundit i Komisionit të Disiplinës nuk e ka prekur incidentin e ndodhur në pushim të ndeshjes mes Adilit dhe Zguros, që do të thotë se Adilit do t’i duhet të vuajë vetëm pezullimin me një ndeshje. Një tjetër mungesë duket se do të jetë edhe ajo e sulmuesit brazilian, Viktor Da Silva, i cili vazhdon të vuajë pasojat e dëmtimit të ndeshjes me Partizanin në transfertë, gjë që në fakt, në kampin kuqeblu nuk e kanë pritur fort mirë.

SfidaVllaznia-Dinamo, e vlefshme për javën e pestë, është planifikuar të luhet me datë 17 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, por problematikat që shoqëruan rimbjelljen e barit kanë vënë në pikpyetje zhvillimin e kësaj ndeshje në Shkodër. Megjithatë, falë edhe kushteve favorizuese të motit, gjatë dy ditëve të fundit ka një ritëm shumë pozitiv në ecurinë e proçesit të daljes së barit mbi sipërfaqe, çka duket se jep shpresë që deri në fundin e javës së arshme kur do të luhet ndeshja, Vllaznia-Dinamo, situata të jetë në normalitetin e duhur në mënyrë që kjo sfidë të zhvillohet në “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img