Thursday, April 25, 2024

Volejboll Femra U-20/Vllaznia e të rejave kopjon të rriturat, fiton në transfertë me Mirditën 0-3

Lexo

Të premten, Vllaznia në volejboll për të rritura i bëri një nisje të shkëlqyer kampionatit duke mundur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Barleti Volej me rezultatin e pastër 3 me 0.

Ndërkohë, një ditë më pas, të shtunën ka startuar edhe Kampionati Kombëtar i volejbollit për të reja, kategoria U-20. Në javën e parë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli dhe kolegët e tij, Fatjet Haxhagiqi dhe Dorjan Tafa ishte mysafire në Rrëshen duke luajtur me ekipin vendas Mirdita.

Përpara fillimit të ndeshjes, ekipi i Vllaznisë që shoqërohej edhe nga presidenti i shoqatës së volejbollit Vllaznia Volley, Florian Zekja, i ka dhuruar në shenje respekti dhe miqësie, ekipit mirditor, uniforma loje për periudhen e kampionatit 2021 -2022.

Një  gjest ky shumë fisnik nga ekipi i Vllaznisë që tregon se krahas punës për rritjen e cilësisë sportive të ekipeve të volejbollit femra, shoqata në fjalë i tregon kujdes edhe elementit humanitar, që sipas burimeve të brendshme do të pasohet edhe me raste të tjera gjatë ditëve në vazhdim.

Ndërkohë, duke iu referuar fushës së lojës, skuadra kuqeblu i ka bërë një nisje shumë pozitive kampionatit duke arritur të fitojë me rezultatin e pastër, 0 me 3. Seti i parë është mbyllur me shifrat 17-25 , i dyti 18 – 25 dhe seti i treti 20-25.

Pjesë e këtij suksesi në fitimin e ndeshjes së javës së parë janë volejbollistet, Mandisa Kuçi( kapitene), Sarah Beci, Edna Erkoci , Danjela Kodra, Sidorela Baroti, Paola Gjyshja, Laura Ballaçiti, Adea Grumira, Reina Hoxha, Adma Mikopuli, Genta Kodra, Alice Gjergji, Klejda Kanushaj, Abel Kodra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img