Wednesday, December 11, 2024

Rikthehet Superiorja-Të gjitha ndeshejet të shtunën, Vllaznia-Skenderbeu ora 13.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kampionati i 82-të Kombëtar i futbollit, kategoria Superiore, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 29-të. Të pesë çiftet e kësaj jave janë programuar të luhen ditën e shtunë, tre në orën 13.00 dhe dy në orën 16.00. Sfida Vllaznia-Skenderbeu që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” starton në ortën 13.00. Një ballafaqim ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja skuadrat, kuqeblutë me objektiv fitimin e titullit kampion dhe korçarët mysafirë për mbijetesë. Vllaznia vjen në këtë përballje pas dy fitoreve me vlerë, siç ishte ajo për Kupë me Laçin që i kualifikoi kuqeblutë në finale, si dhe transferta me Apoloninë në Kampionat me atë fitore të thellë 0 me 6.

Në prag të kësaj sfide, kuqeblutë kanë në dispozicion edhe një seancë stervitore gjatë së cilës pritet të fiksohet edhe formacioni anti-Skenderbeu. Pozitive për Vllazninë është rikuperimi i mbrojtësit Eni Imami, i cili për arsye dëmtimi i mungoi formacionit të Vllaznisë për disa javë. Shtatlarti tiranas është bashkuar gjatë kësaj jave me skuadrën në proçesin stervitor, por nga sa është parë, me të gjitha gjasat nuk do të jetë në planet e Brdariç, pasi vendosja e Shehit në qëndër përkrah Adilit ka rezoltuar pozitive. Një gjë të tillë e pohojnë edhe burime të brendshme pranë kampit kuqeblu, të cilët theksojnë se Shehi mund të vazhdojë të luajë edhe në javët e ardhshme në atë pozicion.

E vetmja mungesë e Vllaznisë në këtë ndeshje është ajo e Kukësianit, Fjoart Jonuzi, i cili vazhdon të vuajë dëmtimin e tij të javëve të mëparshme.

Java 29 (24 prill)

Të shtunën

Vllaznia-Skënderbeu      13:00

Kastrioti-Laçi      13:00

Bylisi-Apolonia  13:00

Teuta-Tirana 16:00

Partizani-Kukësi 16:00 (në “Air Albania”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img