Vora shpallet kampione, mposht Partizanin në javën e fundit dhe siguron titullin-“Abissnet Superiore” U-17

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora U-17 është shpallur kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” U-17, pas fitores 2-1 ndaj Partizanit U-17 në ndeshjen vendimtare të sezonit, të zhvilluar në fushën e skuadrës vorake.

Takimi final i kampionatit dhuroi emocione të shumta deri në sekondat e fundit, me dy skuadrat që hynë në këtë përballje me pikë të barabarta në renditje. Falë suksesit të sotëm, Vora U-17 siguroi titullin kampion në një sfidë të luftuar deri në fund.

Skuadra e Vorës kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Cejkut, ndërsa Partizani riktheu baraspeshën në minutën e 65-të me Himallarin. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Caka realizoi golin vendimtar në minutën e 87-të, duke i dhënë Vorës fitoren dhe trofeun e kampionit.

Në përfundim të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro, i dorëzoi skuadrës së Vorës U-17 medaljet dhe titullin kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img