Saturday, May 18, 2024

Xavi i pakënaqur për vlerësimin te Barcelona: “Të stërvisësh këtë klub është mizore, të bëjnë të ndihesh i pavlerë”

Lexo

Pas humbjes së rëndë 5-3 përballë Villarreal dhe njoftimit të lamtumirës së tij me Barcelonën, Xavi u rikthye para mikrofonave duke mos u kursyer aspak. “Nuk u vlerësova në përgjithësi. Kjo më lodh. Kam ndjesinë se çfarëdo që të bësh nuk vlerësohet”, tha trajneri spanjoll.

“Kemi mbërritur në një nga momentet më komplekse. Mendoj se puna jonë nuk do të vlerësohet kurrë. Më vjen keq ta them, por po e përsëris, të stërvisësh Barcelonën bëhet e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh sikur je i pavlerë. Unë fola për këtë me Pep, të njëjtën gjë më tha. E njëjta gjë ndodhi edhe me Valverden, pashë edhe Luisin Edhe Enrique të vuante”.

Një sulm i ashpër, pa dyshim: “Kjo duhet të na bëjë të mendojmë, ne kemi një problem me kërkesat që shoqërojnë pozicionin e trajnerit të Barçës. Duket sikur po rrezikoni jetën tuaj çdo ndeshje dhe prandaj them se është një punë mizore, nuk të pëlqen”.

Pavarësisht fjalëve të ashpra, Xavi bëri thirrje për unitet nga tani deri në fund të sezonit. “Unë mendoj se është koha për unitet. Këto nuk janë kohë të lehta dhe ne kemi nevojë për unitetin e tifozëve të Barcelonës më shumë se kurrë. Ata nuk na kanë zhgënjyer. Unë e vlerësoj mbështetjen që kam pasur që nga dita e parë. Reagimi ka qenë spektakolar”, tha ai.

“Unë do të jem gjithmonë në dispozicion për atë që i duhet klubit. Nuk e përjashtoj që një ditë të kthehem, por tani klubi nuk ka nevojë për mua. Po e përsëris, puna nuk vlerësohet”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img