Friday, May 10, 2024

Xherdan Shaqiri: “Ndeshja me Kosovën moment krenarie, por jap 100% për Zvicrën”

Lexo

Shaqiri flet për ndeshjen me Kosovën: Do jetë moment krenarie, por jap 100% për Zvicrën

Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024. Në intervistën e dhënë për “The Guardian”, Shaqiri deklaroi se do të jetë një moment krenarie, ndërkohë që është i bindur se do t’i bëhet një pritje e ngrohtë dhe se do të jetë moment shumë emocionues.

“Unë luaj për Zvicrën. Por unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Unë do të jap 100% për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment duke luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë.

Do të jetë emocionale për mua. Dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë”, tha Shaqiri. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 9 shtator të këtij viti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img