Friday, April 19, 2024

Finalen e Champions League, Barcelona-Lion e ndjekin edhe tre kapitene shkodrane, Franja, Jaku dhe Arnoku.

Lexo

Në finalen e Champions League 2022,  Barceona-Lion, të pranishme në stadium  do të jenë edhe tre kapitenet e skuadrave të futbollit, Esmeralda Franja e Vllaznisë, Paula Jaku e Murlanit dhe Iris Armoku e Atletik Club Shkodra.

Së bashku me treshen shkodrane, do të jenë edhe 8 kapitene të skuadra të kampionatit shqiptar, prania e të cilave në këtë finale është falë mbështetjes së Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka ndërmarrë këtë nismë të veçantë për të dërguar në Torino 11 kapitenet e ekipeve të kampionatit kombëtar të femrave.

Nga sa bëhet e ditur, delegacioni i vajzave të futbollit që shoqërohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza do të jenë nesër mbrëma në Torino për të ndjekur këtë finale.

Gjithnjë nga informacionet marrë nga FSHF, kthimi i kapiteneve të kampionatit shqiptar do të jetë menjëherë të nesërmen, pasi krahas të tjerave, kapitenia e Vllaznisë, Esmeralda Franja, duhet të jetë gati në krye të skuadrës kuqeblu për të luajtur finale e Kupës së Shqipërisë, e planifikuar për të hënën në “Egnatia Arena” përballë Tiranës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img