Saturday, October 12, 2024

Zalla: I kërkoj ndjesë Etrit Berishës që e kam paragjykuar, Silvinjo besonte te suksesi

Lexo

Gazetari Lirim Zalla, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për kualifikimin e Shqipërisë në Europian.

Sipas tij, trajneri Silvinjo besonte te suksesi, ndërsa shtoi se ndeshja në Poloni ishte më e bukura e kuqezinjve, pavarësisht humbjes.

Zalla i kërkoi ndjesë portierit Etrit Berisha, për paragjykimet e bëra, në fillim të  kualifikueseve.

Unë mendoj se Silvinjo e besonte këtë sukses. Një nga pikat e forta, ishte besimi i tij. Në Poloni, ishte një nga ndeshjet më të bukura të Kombëtares.

Unë e admiroj punën që trajneri Silvinjo ka bërë. Besimi është një nga armët më të forta të tij. Unë i kërkoj ndjesë portierëve të Shqipërisë, pasi isha mosbesues ndaj tyre, sepse nuk po luanin shumë.

Ndodhi ndryshe, ishte pikërisht Berisha, portieri që na ka dhënë pikë dhe na ka shpëtuar. I kërkoj ndjesë Berishës që e paragjykova. Besimi ishte thelbi i Silvinjos.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img