Saturday, July 27, 2024

Zekiç para sfidës me Vllazninë: “Skuadër agresive, luan në shtëpi me mbështetje tifozësh, duhet të jemi të përgatitur”

Lexo

Partizani do të përballet ditën e nesërme me Vllazninë, sfidë e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. “Demat” do të kenë në një transfertë të vështirë kundër kuqebluve. Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka folur sot para mediave:

Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë?

Shpresoj që gjendja të jetë e mirë se kemi pushuar pak, kemi kthyer disa lojtarë në nivel më të mirë. Por e kam thënë si gjithmonë që duhet të luajmë nesër si skuadër, kompakt, me disiplinë dhe cilësi. Më pas do të mbyllim analizën për ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe do të mundohemi të jemi nesër në një nivel të mirë.

Dy ndeshjet e Vllaznisë ju mjaftojnë për të pasur informacion për kundërshtarin?

Nuk janë vetëm dy ndeshje pasi kanë luajtur dhe në Europe. Mund të kuptoj diçka edhe prej tyre, njohim cilësitë individuale dhe çfarë është më e mira dhe dobësitë. Shpresoj që t’i përdorim nesër. Gjithashtu, kam parë të gjithë ndeshjet e vitit të kaluar me Vllazninë dhe sa probleme ka pasur Partizani me këtë kundërshtar dhe shpresojmë që nesër të mos ketë të tilla.

Pikat e forta të Vllaznisë?

Tani nuk mund të flas për emra, por Vllaznia është skuadër agresive, një kundërshtar i mirë, ka 3-4 lojtarë shumë të shpejtë nëse flasim për emra. Ata kanë lojtarë të fortë me topin edhe pa topin, por duhet të mendojmë për veten dhe të luajmë sa më mirë të mundimi nesër. Ata luajnë në shtëpi me shumë mbështetje tifozësh, e di që ata do të jenë me 120% dhe ne duhet të përgatitur për atë.

Vetëm 1 fitore e Partizanit në 4 vite në Shkodër?

Para 4 vitesh isha shumë i gjatë dhe i bukur (batutë). Nuk duhet të mendojmë për 4 vitet e kaluara, por për sezonin në vijim.

I pakënaqur ndaj Laçit?

Nuk mund të gënjej veten, por ishte e vërtetë. Shpresoj që të kemi mësuar diçka. Ndryshim formacioni? Padyshim.

Gjendja e Mba dhe Mehmetit?

Situata tani është më mirë, ta shohim, por nuk më pëlqen që flasim para ndeshjeve për lojtarë që nuk janë në skuadër.

Da Silva?

Nuk kemi asnjë çështje të hapur, nuk kemi pasur asnjëherë. Ndonjëherë ka situata në shtëpi ku je dakord apo jo, por ky klub ka rregullat e tij. Nuk flas për Da Silvën vetëm, por për të gjitha situatat.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img