Tuesday, March 19, 2024

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Lexo

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të qëndrojë edhe një sezon në krye të Vorës. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Njoftimi zyrtar:

“Futboll Klub Vora njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Artan Mërgjyshi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin, pasi mbizotëron disponimi pozitiv që suksesin që kemi bërë, ta vazhdojmë bashkarisht. Presidenca do të vazhdojë të krijojë kushte akoma më të mira për punë, ashtu si kemi bërë deri tani. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij te FK Vora”.

 Vora është drejt kompletimit të ekipit, të paktën të bazës. Zyrtarisht kanë afruar tre lojtarë në merkato dhe rinovuan me 11 nga ata të sezonit të fundit. Një prej të konfirmuarve është edhe sulmuesi Argel Avdiu.

“Rinovova te Vora një kontratë trevjeçare dhe për këtë ndihem shumë i lumtur. Klubi ka një projekt që të bind. Ndoshta këtë vit kemi synim qëndrimin në këtë kategori, por mos u habisni nëse bëjmë edhe surprizën. ‘Sytë’ i kemi nga Superiorja, ndonëse e dimë që do të jetë një garë vërtet e vështirë. Janë shumë ekipe që kanë të njëjtin objektiv dhe kjo paralajmëron rivalitet të madh. Jam i sigurt që do të bëjmë gjëra të mëdha. Ndihem aq mirë në fushë, pasi në ekip kam edhe shokët e fëmijërisë, Sefa dhe Vrapi”, ka thënë Avdiu për “Panorama Sport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img