Zhgënjen Vllaznia. Laçi e mund me lehtësi, 2-0, zbehet “ëndrra” për titull

Laçi-Vllaznia 2-0  (Shënues: Guindo 32’, 41’)

Zhgënjim total ka qënë ajo çfar paraqiti sot Vllaznia përballë Laçit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 26-të të kategorisë Abissnet Superiore. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, kanë zhgënjyer, jo vetëm në rezultat teksa janë mundur me rezultatin 2 me 0, por edhe në lojë. Me përjashtim të 3-4 përpjekjeve të Ardit Hoxhajt, Jonuzit dhe Balës, loja e saj ka qënë nën nivelin mesatar.

Përballë një situate konfuze dhe me gabime që skuadra po paraqiste në fushën e lojës, tekniku Josa bëri përpjekjet e duhura duke lëvizur me stolin, kur në fushën e lojës u hodhën, Kaina, Juriç, Delaj, Kruja dhe Heriç. Megjithatë, kjo nuk e ndihmoi aspak Josën për të ndryshuar rezultatin e takimit, i cili u fiksua që në pjesën e parë me dy gola të njëpasnjëshëm me të njëjtin autor, Guindo, përkatësisht në minutta, 32’ dhe 41’.

Në këtë mënyrë, Laçi mori një fitore të merituar duke u larguar nga “zona e ftohtë” e rënis nga kategoria. Ndërkohë, për Vllazninë, e cila është pretendente për fitimin e titullit kampion, me humbjen e sotme nuk arriti të shfrytëzonte barazimin e Tiranës kryesuese duke vijuar të qëndrojë në kuotën e 37 pikëve, tashmë me pikë të barabartë me Erzenin në vendin e katërt dhe të pestë.

Me këto oshilacione të shfaqura nga java në javë, kuqeblutë duket se nuk janë të denjë për të qënë një skuadër që kërkon titullin kampion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu