Saturday, May 18, 2024

Zhgënjen Vllaznia. Shënon e para në Laç, por mundet nga kurbinasit me përmbysje 2-1

Lexo

Laçi-Vllaznia  2-1 (Shënues: Soboualej 45+6′, Tresa 72′ / Boshnjaku 3′)

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kurti, Qato, Kryeziu, Manellari, Barjamaj, Ujka, Melo, Sobouejll. Trajner: Skerdi Bejzade

Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Çeshmedjiev, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Andi Koçi(Durrës), Asistent 1:Fatmir Lama(Durrëes), Asistent 2:Rexhino Mersinasi(Durrës). Arbiter i 4:Dorjan Maletaj(Tropojë)

VAR:Albert Doda(Tiranë)-AVAR:Rejdi Avdo(Tiranë)

Delegat:Uvil Zajmi(Tiranë)-Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)

Vllaznia e Shkodrës ishte mysafire sot në Laç duke u ndeshur me skuadrën vendase me të njëjtin emër në kuadrin e javës së katërt të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar.

Një nisje ku nuk ka ku shkon më bukur kur që në të tretën minutë kalon në avantazh me një gol mjeshtror shënuar nga Lorik Boshnjaku.  Por, pas golit, skuadra kuqeblu nuk e bëri mirë detyrën e saj, sepse nuk arriti të administrojë si duhet minutat në vazhdim. Një tip tërheqje që i jep mundësi vendasve të zhvendosin lojën në portën e Vllaznisë. Disa raste shënimi radhazi për Laçin, që nëse nuk arrin të shënojë, merita i takon portjerit Kristi Qarri.

Por, gardiani shkodran dorëzohet në minutën e gjashtë shtese, kur një skemë e parapërgatitur në stërvitje nga tekniku Bejzaze në goditjen e dënimit përfundon me gol me auto dënimit që finalizohet nga Soboëale.

Me shifrat e barabarta 1 me 1, skuadran shkojnë dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve. Ndërkohë që e dyta shoqërohet me një luftë të fortë sportive. Vllaznia kërkon të rimarrë avantazhin, por janë vendasit ato që i gëzohen golit të avantazhit.

Është minuta e 82-të, kur 18 vjeçari Ledio Tresa, gjuan fluturimthi nga distanca, topi i të cilit përfundon në trekëndëshin e majtë të portjerit Qarri. Pësimi i golit të dytë shkund Vllazninë, e cila shton forcat sulmuese duke hedhur në fushë, fillimisht Alivodën dhe më pas edhe Çobën, ndërkohë që më herët bën një ndërrim të detyruar pas dëmtimit të Hakajt duke aktivizuar Asanin, ndërkohë që i jep minuta edhe Becit në prapavijë.

Tetë minutat shtese nuk mjaftojnë për Vllazninë të barazojnë rezultatin duke pritur vërshëllimën e arbitrit durrsak Andi Koçi që sinjalizon mbylljen e të gjithë ndeshjes me rezultatin 2 me 1 në favor të Laçit.

Me këtë fitore, e dyta radhazi nën drejtimin e trajnerit të ri Skerdi Bejzade, Laçi shkon në vendin e dytë të klasifikimit me 7 pikë, ndërkohë që Vllaznia zbret në vendikn e pestë me 5 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img