Saturday, May 18, 2024

Bejzade: “Shpirti i garës bëri diferencën. I kisha porositur lojtarët nëse nuk japin 100% nuk do të fitojnë”

Lexo

Laci ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në drejtimin e Bejzades duke mundur Vllazninë me shifrat 2-1. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV:

“Nuk shohim tabelën, por futemi në çdo ndeshje për të fituar. Djemtë treguan karakter pasi pësuam gol që në fillim. Krijuam shumë raste dhe arritëm të barazonim në fundin e pjesës së parë. Kjo na rriti edhe moralin për të kërkuar fitoren në pjesën e dytë.

Sa i përket golit, ishte shumë i bukur. Tresën dhe Dajkon nuk i aktivizova kundër Teutës dhe i ruajtëm për këtë ndeshje. Tresa e justifikoi veten, është lojtar me të ardhme. Duke punuar fort do të arrij lart pasi mundësitë i ka.

Vllaznia është ekip i fortë dhe na e kishte bërë të vështirë duke ndërruar sistemin e lojës, dhe nuk e prisja. Ndeshja mund të dilte edhe barazim apo të humbnim por ne e merituam fitoren.

Shpirti i garës bëri diferencën. I kisha porositur lojtarët që nëse nuk japin 100% nuk do të fitojnë dot. Kam luajtur edhe me Vllazninë ku ishim 4-5 lojtarë që luftonin fortë ndërsa të tjerët…

Arbitrimi? Gjatë lojës nuk kam protestuar. Arbitrimi ishte i mirë në përgjithësi. Në ndeshjen e parë kontestova, por në vazhdim i mirë apo i keq nuk do të merrem me arbitrin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img