Tuesday, May 7, 2024

Zogoviç: Nëse synojmë ngjitjen duhet të fitojmë ndaj Egnatias dhe në vazhdim

Lexo

Malazezi i portës kuqeblu Bojan Zogoviç, ka qënë shoqëruesi i trajnerit Brdariç në konferencën për shtyp të dhënë sot një ditë përpara ndeshjes me Egnatian. Në prononcimin e tij dhënë për median, ai shprehu keqardhjen që nuk morën fitoren ndaj Tiranës, ndërkohë që për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias thotë senëse kërkojnë të ecin drejt kreut të renditjes duhet patjetër fitorja. “Sinqerisht që është për të ardhur keq që nuk morëm pikë në përballjen me Tiranën sepse ishte një ndër paraqitjet më të mira që kemi bërë. Të gjithë punuan mirë në ndeshjen e fundit dhe e vetmja gjë që mungoi ishte goli. Por do të vazhdojmë me këtë ritëm, dhe do të na shpërblehet mundi që ne bëjmë. Ne jemi në ndjekje të vendeve të para, nëse synojmë të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur atëherë ne duhet ta fitojmë ndeshjen. Duhet të jemi shumë të disiplinuar, është kohë e gjatë deri në fund të kampionatin por nesër është mundësi e mirë për të marrë tre pikët. Në përgjithësi kemi merituar më shumë nga takimet tona, por realiteti është që jemi në vendin ku jemi aktualisht. Duhet të përqendrohemi në të tashmen, në paraqitjen që ne do të bëjmë dhe pastaj kemi kohë që të mendojmë për renditjen.”, tha Zogo, siç e thërrasin shokët e skuadrës.

Rivalitetin në skuadër e ka me portjerin e dytë, Kristi Qarri, i cili në mungesën e tij ndaj Kukësit, ai e zëvendësoi në mënyrën më të mirë. “Falënderoj Kristin për paraqitjen që bëri kundër Kukësit kur unë nuk isha në portë për arsye shëndetësore. Ai djalë ka talent, ka të ardhme dhe  do të bëjë shumë mirë në të ardhmen.”, tha Zogoviç.

Në mbyllje, duke bërë një krahasim me Vllazninë e vitit të kaluar, ai thotë:“Ka lojtarë që kanë ikur nga sezoni i shkuar dhe kemi marrë lojtarë të tjerë cilësorë. Kur bëmë analizën e ndeshjes me Tiranën, vumë re që ne ishim në gjendje të përballemi me ta, ndoshta të luanim më mirë sesa ta. Vetëm na duhet që ta gjuajmë topin fortë që ta çojmë në rrjetë, nëse do të marrim fitoret e duhura do të arrijmë synimet tona.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img