Saturday, July 27, 2024

Zyrtare, 18 vjeçari Aron Jukaj në portë nga minuta e parë, Skënderbeu-Vllaznia. Superiore, java e 27-të

Lexo

Kanë marrë fund dilemat në lidhje me formacionin që do të luajë Vllaznia kundër Skënderbeut. Në sfidën që pritet të nis pas pak, në stadiumin “Skënderbeu”, ora 17:00 për javën e 27-të të kategortisë Superiore, tekniku Qatip Osmani ka zyrtarizuar formacionin e parë.

Të gjithë kanë qënë me sy dhe veshë tek sektori i portës. Ndërkohë që dy portjerët titullarë, Kristi Qarri dhe Jurgen Mehidri vazhdojnë të jenë të dëmtuar, stafi teknik dhe konkretisht trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi ka vendosur që në portë të jetë titullar, Aron Jukaj.

18 vjeçari i talentuar që konsiderohet një e ardhme e portës kuqeblu u aktivizua edhe mesjavën e kaluar në minutat e fundit të takimit çerekfinal të Kupës, Vllaznia-Erzeni pas dëmtimit të Mehidrit.

Krahas Jukajt, në pankinë i gatshëm për të kontribuar për skuadrën kuqeblu është edhe një 19 vjeçar tjetër i talentuar, si Rezart Bunjaj, i ardhur nga Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi. Një moment ky që do të mbahet mend, për këto dy portjerë të ri, dhe sidomos për Jukajn që është titullar në portë, që poi  jepet mundësia të jenë pjesë e skuadrës së parë.

Pjesa tjëtër e formacionit është ajo që u aktivizua edhe në ndeshjen e fundit të kuqebluve: Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj

Takimi do të gjykohet nga arbitri i kolegjumit të Fierit, Kreshnik Cjapi duke pasur si bashkëpunëtorë edhe dy bashkëqytetarët e tij, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova, që do të jenë në të dy krahët anësorë të fushës së lojës.

Arbitër i katërt do të jetë elbasanasi Erjon Byliktashi, ndërkhë që në VAR dhe AVAR janë Olsid Ferataj( Patos) dhe Silvio Dyrmishi( Elbasan)

Delegat i FSHF-së Uvil Zajmi(Tiranë)dhe Vëzhgues: Arjan Mali(Patos)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img