Italiani Diego Longo është prezantuar sot si trajner i Kukësit, bashkë me ndihmësin e tij, Amadeo Di Latte. Në konferencën për shtyp, Longo u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se e njeh kampionatin shqiptar.
“Dua të falenderoj klubin në radhë të parë për besimin e dhënë. Ka shumë besim, shumë ambicie rreth meje. Më kanë treguar e duan të arrijnë gjëra të mëdha, prandaj pranova të vija këtu. Erdha këtu prej besimit të dhënë. Është e rëndësishme që të jemi të gjithë të bashkuar, të punojmë dhe të arrijmë objektivat”.
“E njoh kampionatin shqiptar, e njihja që më përpara. Më pëlqen Superiorja, mund të rritemi shumë. Për momentin nuk mund të flas për kundërshtarët. Sezonin e kaluar, të tjerët ishin më mirë se ne. Duhet të përmirësohemi, sidomos në mentalitet. Kam shumë besim te klubi dhe futbollistët që janë afruar”.
“Nuk i kam stërvitur akoma, ka lojtarë të rinj, por dhe me eksperiencë. Qëllimi është që të jemi kompetitivë. Nuk mund të them që tani se do të fitojmë kampionatin, nuk e bëjë as të tjerët, do përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Sa i përket merkatos, do të bisedoj me drejtuesit. Nuk mund të them për emra, por do flas me klubin se çfarë lojtarësh duhet të vijnë”.
“Reja? E kam njohur edhe më parë, do e kontaktoj së shpejti për tu takuar. Kam zhvilluar biseda me të. Reja është një nga ata që të vjen në ndihmë”, ka deklaruar trajneri i ri i Kukësit.
Ndërkohë, përpos trajnerit italian Diego Longo, FK Kukësi ka prezantuar edhe Shqiprim Taipi si blerje të re, ndërkohë që ka shkëputur marrëdhëniet me futbollistin Agim Ibraimi.
“Shqiprim Taipi është futbollist i Kukësit. Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Shqiprim Taipi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjeçare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader. Taipi vjen te Kukesi pas aventures me Skenderbeun ne kampionatin shqiptar, duke u bere ne kete menyre perforcimi me i ri ne skuader. 24-vjeçari e njeh mire Kategorine Superiore pasi ka luajtur prej 3 sezonesh me Skenderbeun, teksa te Kukesi do te bashkohet me vellane e tij, Gjelbrim Taipi.
Ndërkohë, Agim Ibraimi nuk eshte me pjese e skuadres sone! Futbollistit i perfundoi kontrata me klubin tone dhe pavaresisht diskutimeve per rinovimin e kontrates, nuk u gjet gjuha e perbashket.
Klubi i Kukesit e falenderon Ibraimin per kontributin e dhënë”, shkruhet në deklaratën zyrtare të FK Kukësi.