Saturday, May 18, 2024

Zyrtare, Polonia largon trajnerin Fernando Santos. Portugezi e pëson pas humbjes me Shqipërinë në “Air Albania”

Lexo

Humbja me Shqipërinë i ka kushtuar vendin e punës trajnerit portugez

Fernando Santos  është shkarkuar nga detyra e trajnerit të kombëtares polake. Vendimi u bë i ditur tri ditë pas humbjes së kombëtares polake ndaj Shqipërisë në fazën kualifikuese për Europianin 2024. Kontrata e tij u ndërpre të mërkurën. 68-vjeçari lë ekipin në vendin e parafundit në Grupin E.

Santos drejtoi Poloninë më pak se nëntë muaj. Portugezi mbërriti në Poloni si trajner me shumë përvojë. Por 68-vjeçari nuk kishte të njëjtin shkëlqim me Poloninë, ashtu si me Portugalinë. Si trajner, ai drejtoi ekipin polak në gjashtë ndeshje. Fitoi tre prej tyre: kundër Shqipërisë (1-0) dhe Ishujt Faroe (2-0) në kualifikueset e Euro 2024 dhe kundër Gjermanisë (1-0) në një miqësore. Santos pësoi po kaq humbje(1-3 ndaj Çekisë, 2-3 ndaj Moldavisë, 0-2 ndaj Shqipërisë).

Humbja e të dielës në Tiranë ishte pika e fundit. Kontrata e Santos do të zgjaste deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Megjithatë, portugezi nuk do ta përmbushë atë. Pas ndeshjes me Shqipërinë, vetë trajneri ka përsëritur se nuk do të japë dorëheqjen, por do të respektojë vendimin e autoriteteve të federatës.

E ardhmja e trajnerit është diskutuar në Federatën Polake të Futbollit të hënën, ndërsa të martën ka pasur një takim mes presidentit Cezary Kulesza dhe Santos. Pas përfundimit të tij, zëdhënësi i PZPN-së Jakub Këiatkoëski siguroi se do të ketë një tjetër bisedë mes trajnerit dhe presidentit të PZPN-së.

Lajmet për shkarkimin e Santos filluan të shfaqen në media të mërkurën. Kjo u konfirmua më vonë nga Federata Polake e Futbollit. “Dua të falënderoj trajnerin Santos për punën e tij me kombëtaren dhe i uroj suksese në sfidat e ardhshme sportive”, citon presidenti Kulesza në faqen zyrtare të Federatës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img