Friday, March 29, 2024

Shkodranët e talentuar, Eridon Qardaku dhe Marçelino Preka, kampion me Bylisin U-21

Lexo

Bylisi mundi të mërkurën në “Reshit Rusi” Vllazninë U-21 me rezultatin 5 me 0 dhe u shpall kampion i Shqipërisë për këtë kategori. Në gjirin e kësaj skuadre që kontribuan për fitimin e trofeut janë edhe dy futbollistët shkodranë, Eridon Qardaku dhe Marçelino Preka. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Qardaku dhe Preka shprehen të kënaqur që ishin pjesë e suksesit të titullit kampion të këtij sezoni me 21 vjeçarët e Bylisit, ndërkohë që luajnë aktualisht edhe me ekipin e parë në Superiore.

Eridon Qardaku:

“Ishte një ndeshje si finale, ne na nevojitej edhe barazimi edhe fitorja. Ne, në fakt erdhëm për fitore dhe e arritëm duket fituar 5 me 0 duke realizuar objektivin për fitimin e titullit kampion, dhe për këtë jemi të lumtur që e arritëm një gjë të tillë. Natyrisht që e pata paksa të vështirë të luaj në Shkodër përballë ish skuadrës time Vllaznia, seps ekëtu jam formuar si futbollist dhe kam kaluar pjesën më të bukur të karrieres time si futbollist. Por, normalisht, kur je futbollist duhet të jeshë edhe profesionist dhe kur futesh në fushë nuk duhet të mendosh se kush luan, sepse në fund të fundit, edhe kur luan me vëllanë tënd mendon vetem të fitosh. Unë jam edhe pjesë e ekipit të parë prej dy szonesh me Bylisin, dhe të them të drejtën ky sezon ka qënë ndër sezonet më lodhshme, sepse kam qënë aktiv për të ndihmuar edhe ekipin U-21, por edhe pse ka qënë jo pak lodhje, e rëndësishme është që realizuam objektivin për titullin tek U-21. Ndërkohë, shpesojmë që edhe në ekipin e parë t’ia dalim për të qëndruar në Superiore, sepse kemi një ekip që realisht nuk na takon që të jemi në atë renditje, por shpresojmë që edhe këtu të dalim me sukses. Në lidhje me të ardhmen, kam edhe dy vite kontratë me Bylisin, dhe më pas duhet të flas me presidentin dhe të shoh se si janë planet, për momentin jam pjesë e Bylisit.”

Marçelino Preka:

“Kjo ishte ndeshja e fundit për të siguruar titullin, të cilën e kurorëzuam me sukses duke u shpallur kampion. Kjo është një arritje shumë e madhe për mua që e realizoj me skuadrën e Bylisit, ku në Superligë jam lojtari më i vogël. Edhe pse jam shkodran, arritje e madhe është që të dalësh kampion edhe me një skuadër si Bylisi. Mund të them se është një përvojë shumë e mirë dhe pozitive kjo që po kaloj tek Bylisi. Më ka rritë shumë si lojtar, falenderoj shumë stafin dhe presidentin Besnik Kapllanaj që më kanë përkrah, jam i kënaqur që jam pjesë e tyre dhe po bëj një sezon të mirë. Sa I përket kombëtars, aktualisht jam pjesë e skuadrës kuqezi U-19, shpresoj të kapi edhe skuadrën tjetër të moshës më lart, U-21 për kampionatin Europian. Është e vertetë që kam pasur oferta, për kampionatin shqiptar, dhe sidomos për jashtë, por tani është koha të mendoj për Bylisin ku jam edhe nën kontratë, ku edhe synojmë që të mbijetojmë në Superiore. Ky është viti i parë i kontratës me Bylis, kam edhe dy të tjera, për vazhdimësinë natyrisht që është kënaqësi e madhe të luash për skuadrën e qytetit tënd, por për momentin fokusimet e menaxherëve të mi janë për të luajtur jashtë në një skuadër europiane.”

Rasti i dy talenteve, Qardaku dhe Preka, lojtarë këto që janë  prodhim i ekipeve shkodrane dhe tashmë luajnë për uniformën e Bylisit nuk është i vetëm. Kujtojmë këtu, se në ekipet e Superligës shqiptare, por edhe të kategorive të tjera, brenda dhe jashtë vendit, luajnë edhe shumë futbollistë të tjerë që fare mirë mund të veshin fanelën e Vllaznisë me kosto shumë më të ulët se sa futbollistët jabanxhinj që nuk bëjnë diferencën në Shkodër, për të cilët drejtuesit e klubit kuqeblu mund të jenë më të vemendshëm në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img