Thursday, April 25, 2024

21 vjeçarët e Kosovës munden në Angli 0-2. Në stadium tifozi shkodran Enkeleid Omi me banderolën e Vllaznisë

Lexo

Kombëtarja e Kosovës U-21 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023. Dardanët edhe pse patën paraqitje të mirë në “MK Stadium” në Milton Keynes, në fund pësuan humbje nga Kombëtarja U-21 e Anglisë, me rezultat 2:0.

Një ndeshje kjo që pati një të veçantë, pasi në mbështetje të kombëtares kosovare ishte edhe një grup tifozësh shkodranë. Mes tyre spikat, Enkeleid Omi, një emë ky shumë i njohur në mjedisin e qytetit verior, jo vetëm nga pesha e familjes së madhe “Omi” të këtij qyteti, por edhe si një mjeshtër në artin televiziv dhe organizimin e spektakleve artistiko-sportive, i cili jeton prej vitesh në  Britaninë e Madhe. Së bashku me të në stadiumin anglez duke pozuar me simbolet e Vllaznisë janë edhe i vëllai i tij, Tauland Omi, shkodrani tjetër Binak Ceka, Lulëzim Lushi nga Mirdita dhe Mentor Saveta nga Lushnja.

Pasioni për skuadrën e zemrës Vllaznia ka bërë që me kameren e tij ta shoqërojë skuadrën kuqeblu në të gjitha përfaqësimet ndërkombëtare. Ndërkohë, këtë radhë, tifozllëkun që ai ka për Vllazninë, e tregoi në një mënyrë shumë origjinale. Një banderole me dekorin dhe simbolet kuqeblu e përgatitur nga ai vetë personalisht është ekspozuar në tribunën e  “MK Stadium” në Milton Keynes, veprim ky që ka tërhequr vemendjen e shumë mediave vendase, por edhe kosovare duke e pasqyruar në kronikat e tyre sportive.

Duke iu rikthyer ndeshjes në fjalë, asaj Angli-Kosovë për U-21 duhet thënë se Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe krijoi disa mundësi të mira në minutat e para, por më pas ishin anglezët që zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të me golin e Rhian Brewster nga penalltia. Paraprakisht pas një kundërsulmi të shpejtë Brewster depërtoi në zonë, derisa portieri Leo Besson shkaktoi ndërhyrje ndaj tij, të cilën gjyqtari e akordoi penallti. Por, as ky gol nuk ndikoi në motivin e lojtarëve tanë, të cilët sërish kishin kurajë për të sulmuar, por sërish u mungoi përqendrimi në finalizimin e aksioneve. Në anën tjetër, “Tre Luanët” e rinj shënuan edhe golin e dytë, kur Cole Palmer depërtoi nga e majta dhe shënoi për 2:0. Në pjesën e dytë anglezët e menaxhuan mirë epërsinë e krijuar dhe nuk lejuan shumë hapësira për Dardanët e rinj. Ndeshjen e radhës Kosova U21 do ta zhvillojë më 7 tetor kundër Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img