Wednesday, April 24, 2024

Merkato-Mesfushori shkodran, Anderson Filipi, firmos për Tërbunin e Pukës

Lexo

Shkodra dhe Puka, ose më konkretisht në prizmin sportiv, Vllaznia dhe Tërbuni kanë bashkëpunuar vazhdimisht në fushën e sportit. Kanë qënë të shumtë emrat që kanë luajtur për skuadrën e Tërbunit të Pukës, por edhe e kanë drejtuar në pankinë.

Një bashkëpunim i tillë vazhdon të jetë në fuqi edhe këtë sezon të ri futbollistik. Në krye të Tërbunit është vënë futbollisti i njohur kuqeblu, Elvin Beqiri, ndërkohë që në skuadër ka jo pak element shkodranë.

Së fundmi, dita e martë ka regjistruar edhe një emër tjetër të ri të futbollit shkodran që bëhet pjesë e Tërbumit të Pukës. Ai është Anderson Filipi, 19 vjeçari që ka luajtur me ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia, U-17 dhe U-19, që tashmë, falë kontratës së firmosur me klubin pukjan, ai është  zyrtarisht pjesë e Tërbunit.

Një gjë të tillë e bën të ditur publikisht edhe vetë faqja zyrtare e KF Tërbuni, në të cilën shkruhet:

ZYRTARE:

Mesfushori 19-vjeçar, #AndersonFilipi është tashmë një futbollist i ekipit tonë duke nënshkruar për një sezon! Tifozat Pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë i dëshirojmë mirë se ardhjen në Stadiumi “ISMAIL XHEMALI” Pukë duke shpresuar se do të japë maksimumin për fanellen tonë #kuqebardh në çdo ndeshje dhe mbështetja nga ne nuk do ti mungojë!

#forcaKFTËRBUNIPUKË

#NEJEMIKUDOMETY

#UltrasSHQIPONJATeVERIUTPUKË

Karriera futbollistike :

2020/2021 K.F. Vllaznia U-19

2019/2020 K.F. Vllaznia U-17”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img