Saturday, July 27, 2024

3 autobuzë me tifozë kuqeblu nisen drejt Elbasanit në mbështetje të Vllaznisë për finalen e Superkupës ndaj Teutës

Lexo

Sfida finale e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia që do të luhet sonte në “Elbasan Arenën” duke filluar nga ora 19:00 pritet të ketë tifozë të shumtë nga qyteti verior. Për të mbështetur skuadrën e zemrës, Vllaznia mësohet se drejt qytetit të Elbasanit janë nisur me dhjetra dhe qindra autoverura personale, jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga Tiranë, komuniteti shkodran që jeton prej vitesh në kryeqytet, por që vazhdimisht është pranë skuadrës që qytetit të tyre të lindjes.

Ndërkohë, në mënyrë të organizuar kanë qënë tre autobuzë të cilët janë nisur rreth orës 14.00 për të qënë të gjithë së bashku në tribunat e “Elbasan Arena” në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Përpos entuziasmit të madhe që ato kanë për një fitore ndaj durrsakëve dhe për të sjellë sonte në Shkodër trofeun e Superkupës, ajo që i spikat më tepër është veshja e tyre me dekorin kuqeblu, ngjyrën karakteristike të klubit Vllaznia në vite.

Me një organizim të tillë u patën nisur edhe mesditën e 31 majit drejt Tiranës për funalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skenderbeu, ku pas fitores së kuqebluve, me mbërritjen e skuadrës në Shkodër u organizua një festë e madhe në sheshin e pedonals së qytetit. Optimizmi i tifozërisë shkodrane është se edhe sonte do të ndodhë e njëjta gjë, fitore ndaj Teutës, dhe festë madhështore mbrëmjen e sotme në qytetin verior.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img