Thursday, May 2, 2024

9 gola në dy miqësoret e së shtunës: AF Elbasani-Dinamo 3-3, Kukësi-Burreli 2-1. Të dielën, Laçi-Vllaznia, ora 13:30

Lexo

AF Elbasani e Dinamo ndahen 3-3, Kukësi mund 2-1 Burrelin, të dielën Laçi-Vllaznia

Periudha dimërore e ndërprerjes së Kampionatit Kombëtar të futbollit u ka dhënë mundësi skuadrave të zhvillojnë edhe ndeshje të ndryshme miqësore krahas fazave përgatitore. Kështu, të dielën, më 7 janar, duke nisur nga ora 13:30, Vllaznia është mysafire në Stadiumin e Laçit, për t’u përballur me skuadrën vendase në një ndeshje miqësore.

Siç duhet, fillimi i vitit përkon me hapjen e merkatos dimërore në futbollin shqiptar, por edhe me fazën përgatitore që kryejnë skuadrat në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit. Ndaj, këtë periudhë stafet teknike e shfrytëzojnë edhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, ku mund të praktikojnë dhe eksperimentojnë skema e module të ndryshme, por edhe për të testuar lojtarët që vijnë në provë. Kështu ka ndodhur të shtunën edhe në përballjet miqësore mes Dinamos dhe Elbasanit, si dhe Kukësit dhe Burrelit.

Ndeshja mes Dinamos dhe Elbasanit, pamje të së cilës është mbyllur në barazim  3-3.  Për blutë e trajnerit Dritan Mehmeti shënuan Zabërgja, Jusuf dhe Karamba. Duhet theksuar se mesfushori Jusuf është në provë te dinamovitët. Ndërsa për elbasanasit e trajnerit Nevil Dede, dy herë shënoi Bedri Greca, ndërsa golin tjetër e realizoi braziliani Leo Melo. Kurse ndeshja mes Kukësit dhe Burrelit u fitua nga skuadra e trajnerit Stavri Nica në shifrat 2-1. Golat për verilindorët i shënuan Talento dhe Lloci, të cilët janë në provë te Kukësi. Ndërsa golin e vetëm për matjanët e realizoi Justin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img