Sunday, November 24, 2024

Kupa e Shqipërisë/Hap i gabuar i Vllaznisë, e mund Labëria e kategorisë së dytë 2 me 1

Lexo

Labëria FC-KF Vllaznia 2:1

(Shënues:  Dalanaj ’39 (11-m), Kamberaj ’49/ Çoba ’33)

 Qarri, Fangaj, Diagne, Paloka, Smajli, Sadrijaj, Gustavo, Mustedanagiç, Kalaja, Gjurgjeviç, Çoba. Në pjesën e dytë u aktivizuan Kaina, Alivoda dhe Ardit Hoxhaj duke zëvendësuar Kalanë, Zinedin dhe Gustavo). (Në dispozicion: Kaçaj, Uhejd Hoxha, Shimaj, Pjeshka, Spahija). Trajner Thomas Brdariç

E mërkurë, 22 shtator 2021, ora 16.00, Kompleksi Sportiv “Labëria” Vlorë

Turi i parë eleminator  i Kupës së Shqipërisë e vendosi Vllazninë përballë Labërisë së Vlorës. Me kuqeblutë fitues në fuqi të trofeut të këtij kompeticioni, por edhe nënkampionë të Shqipërisë vetëm me golaverazh dhe Labërinë kundërshtare të kategorisë së dytë, dukej gjithçka e lehtë për kuqeblutë.

Por, nuk ndodhi kështu. Vllaznia ka bërë një hap të gabuar teksa ndeshja e sotme e luajtur në Kompleksin Sportiv “Labëria” të qytetit të Vlorës ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të ekipit vendas, Labëria. Ka qënë Vllaznia, e cila kaloi në avantazh e para me golin e shënuar nga Çoba në minutën e 33-të, por pas tre minutash vendasit kanë barazuar me anë të Dalanaj, i cili shndërroi në gol një penallti të dhënë në favor të Labërisë. Me rezultatin e barabartë, 1-1 është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që katër minuta nga fillimi i së dytës janë përsëri vendasit që shënojnë golin e dytë me autor Kamberaj. Pamvarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, minutat në vazhdim nuk sjellin asgjë të re duke bërë që i gjithë takimi të përfundoje me rezultatin 2 me 1 në favor të Labërisë.

Realisht, Vllaznia udhëtoi në Vlorë për transfertën me Labërinë jo me formacionin e parë, pasi titullarët që luajtën të shtunën e kaluar ndaj Teutës u lanë në Shkodër duke vijuar stervitjen nën drejtimin e zv.trajnerit, Elvis Plori. Dhe, kjo në një farë mënyre mund të ketë justifikimin e rezultatit humbës të ndeshjes me shifrat 2 me 1.

Megjithatë, për opinionin sportiv shkodran, kurrësesi Vllaznia nuk duhej ta përfundonte ndeshjen me këtë rezultat, sepse, siç është thënë edhe në herët, kontigjenti i futbollistëve që ka në dispozicion është i bollshëm për 2 dhe 3 formacione cilësorë.

Qarri, Fangaj, Diagne, Paloka, Smajli, Sadrijaj, Gustavo, Mustedanagiç, Kalaja, Gjurgjeviç, Çoba, dhe ato që u aktivizuan në pjesën e dytë: Kaina, Alivoda dhe Ardit Hoxhaj, janë të gjithë emra që presin dhe pretendojnë të luajnë në formacionin kuqeblu nga minuta e parë.

Me përjashtim të një Çobe, që ashtu si edhe ndeshjet e tjera, sa herë futet në fushën e lojës, shënon, për një pjesë të mirë të atyre që sot luajtën përballë Labërisë, fansat kuqeblu që patën mundësinë ta ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes, janë shumë të pakënaqur nga paraqitja e tyre.

Gjithësesi, kjo është kompetencë e stafit teknik, i cili do të ketë rastin ta analizojë me kujdes këtë përballje dhe të marrë masat e duhura në mënyrë që në ndeshjen e kthimit që do të luhet  me datë 14 Tetor, ora 13.45 në stadiumin “Loro Boriçi” për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë duke siguruar kualifikimin në turin tjetër, dhe, pse jo, të ketë ecurinë e sezonit të kaluar, ta fitojë përsëri trofeun.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img