Monday, November 25, 2024

Prag zgjedhjet në FSHP, kreu aktual i federatës Masllavica jep dorëheqjen nga gara për president

Lexo

Më 14 nëntor pritet të mblidhet Asamblea Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Konkretisht, njoftimet pranë strukturave përkatëse të asamblesë bëjnë të ditur se do të votohet për presidentin e ri të kësaj Federate si dhe të Këshillit Drejtues. Komisioni i Seleksionit të Kandidaturave pasi shqyrtoi të gjithë emrat e paraqitur ka miratuar kandidaturën e Eglantina Çunit, trajneres së ekipit të peshëngritjes Elbasani për femra dhe atë të presidentit aktual, Theodhori Masllavica, ndërsa ka skualifikuar kandidaturën e ish-presidentit Elez Gjozaj, pasi konstatoi se ai nuk ishte një kandidaturë në përputhje me kriteret statutore.

Por, çuditërisht, dy dy ditë përpara punimeve të kësaj asambleje zgjedhore presidenti aktual i FSHP-së Theodhor Masllavica ka dhënë dorëheqjen duke u tërhequr nga gara për president të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

“Të Nderuar Miq, Sportistë dhe bashkëpunëtorë. Në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dua tju njoftoj se për arsye personale jap dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit dhe kandidatura ime për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e dt. 14.11.2020. Këtë dorëheqje e jap në mënyrë të parevokueshme. Dëshiroj të falenderoj të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e mi për të cilët kam një vlerësim maksimal dhe besoj se do tia dalin në çdo arritje sportive. Me Respekt, Theodhor Masllavica”, citohet në mesazhin që njëshi i shtangës shqiptare Masllavica përcjellë për publikun. Nga sa bëhet e ditur,  zgjedhjet e 14 nëntorit do të zhvillohen duke pasur në garë për president vetëm një kandiaturë, dhe ajo është trajnerja e peshëngritjes së Elbasanit, Eglantina Çuni.

Sa i përket garës për anëtar të Këshillit Drejtues, mes 11 kandidaturave,  Komisioni i Seleksionit të Kandidaturave ka miratuar emrat e Arben Qafës, Baftjar Abazajt, Erjon Kanxherit, Flamur Isufit, Gerti Karinës, Hektor Shaqirit, Klevis Kasos, Odise Moçkës dhe Tatjana Marashit, ndërkohë që ka skualifikuar kandidaturat e Asim Belinovit dhe Kreshnik Lekës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img