Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Trajneri i Barletit, Artan Pogoni, i pakënaqur nga skuadra e tij: Vllaznia e meritoi fitoren, i uroj suksese, sepse ju e dini që jam fans i Vllaznisë!(Vllaznia-Barleti Volej 3-0)

Lexo

Trajneri i Barleti Volej në volejboll për femra, Artan Pogoni, është i pakënaqur nga paraqitja e skuadës së tij në përballjen e javës së parë të kampionatit. Dueli, Vllaznia-Barleti Volej i zhvilluar pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u fitua nga skuadra vendase me rezultatin 3 me 0. Fitore kjo, që sipas trajnerit kryeqytetas ishte e merituar për Vllazninë. Madje, gjatë intervistës dhënë për Veriu Sport, Pogoni nuk nguroi t’i urojë suksese skuadrës kuqeblu, duke pohuar se është fans i Vllaznisë.

Profesor Pogoni, e nisët me humbje kampionatin, i mërzitur?

Natyrisht që humbja dhemb. Kemi humbur ndeshjen e parë dhe jam i pakënaqur për atë që shfaqi Barleti sot. Nuk ka treguar vlerat e veta, të paktën për atë çfarë presim ne si staf drejtues në këtë moment ku është skuadra. Gjithsesi pashë një Vllazni që e meritoi fitoren, me shumë entuziazëm vajzat e Shkodrës dhe le të shpresojmë që ne do të rikuperojmë diçka hap pas hapi.

Barleti është një skuadër me emër, një kundërshtarë i vështirë për tu munduar, e ka treguar këtë në disa kampionate.

Ne jemi nga ato skuadra që e fillojmë në mënyrë modeste gjithmonë. Është fillimi, kampionati do të jetë i gjatë dhe ndeshjet që iu rritet rëndësia janë diku nga Shkurti, Marsi dhe Prilli. Skuadra e Barletit është një skuadër e re, me një përbërjë ku mosha mesatare e skuadrës është 20 vjeç ose më pak dhe po përgatitemi ngadalë për të kapur kulmin e fazave të këtij sezoni kur do të na duhet ndeshjet vërtetë. Gjithsesi fillimi nuk është i mbarë, do të gjejmë gabimet tek vetja dhe do të përpiqemi ti rekuperojmë sa të mundemi.

Patët përballë një Vllazni entuziaste dhe me ego për fitore.

Unë e kam thënë gjithmonë që këto vajza transformohen kur luajnë në Shkodër, mbase efekti i publikut, mbase efekti i fushës së tyre ku ato stërviten çdo ditë. Përgëzoj stafin drejtues, janë dy djem të rinj që kanë marrur skuadrën. I uroj për fitoren dhe shpresoj që të vazhdojnë me këtë lloj entuziasti sepse kampionati do të jetë i gjatë, do të ketë problematika dhe ne skuadrat e tjera kemi plot përpara. Unë i uroj suksese Vllaznisë sepse ju e dini që jam fans i Shkodrës.

E shikoni Vllazninë pretedente për titull këtë sezon?

Në fakt unë kam bërë disa takime miqësore edhe me skuadrat e tjera. Kam shikuar një Skëndërbe që është përforcuar shumë më lojtare të huaja, një Partizan që është një skuadër e konsoliduar ndër vite, një Tiranë që ka edhe ajo disa përforcime krahasimisht me vitin e kaluar, është edhe Vllaznia dhe besoj që të paktën nga kjo që kam shikuar besoj se Skënderbeu është një hap para për sa i përket kualitetit të lojtareve që kanë marrur nga merkato.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img