Monday, November 25, 2024

Kupa e Shqipërisë/Vllaznia-Labëria, të mërkurën, ora 13.30 në “Reshit Rusi”. Ndeshja e kthimit e turit të parë(Labëria-Vllaznia 2:1)

Lexo

I ndërprerë prej rreth dhjetë ditësh për shkak të angazhimit të kombëtares shqiptare për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, aktiviteti futbollistik kombëtar rikthehet në mesjavë me ndeshjet Kupës së Shqipërisë. Në program janë ndeshjet e kthimit të turit të parë, ku Vllaznia do të luajë në Shkodër ndaj ekipit vlonjat Labëria.

Ndeshja e parë e luajtur në Vlorë është fituar nga skuadra e Labërisë me rezultatin 2 me 1, ku për vendasit patën shënuar Dalanaj dhe Kamberaj, ndërkohë që për kuqeblutë Mehdi Çoba. Proçesi i rimbjelljes së barit në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi” nuk e mundëson zhvillimin e takimit të kthimit në këtë stadium, dhe për këtë, me miratimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Labëria do të luhet në stadiumin “Reshit Rusi” të mërkurën e 13 tetorit duke filluar nga ora 13.30.

Humbja 2 me 1 e ndeshjes së parë në transfertë nuk u prit mirë në mjedisin kuqeblu. Ndonëse Vllaznia luajti në këtë ndeshje pa titullarët kryesorë të formacionit të parë, trajneri Brdariç kishte në fushën e lojës lojtarë të stolit, të cilët pretendohet të jenë të barabartë dhe rivalizues me lojtarët e formacionit, gjë që e ka lënë të pakënaqur teknikun kuqeblu.

Ndërkohë, për ndeshjen e së mërkurës, në fushën e lojës pritet të jenë titullarët, të cilët jo vetëm që do të kërkojnë patjetër përmbysjen e disavantazhit të ndeshjes së parë për të siguruar kualifikimin në turin e dytë, por në të njëjtën kohë kjo ndeshje do t’i shërbejë stafit teknik si test kryesor përpara asaj të kampionatit që do të luhet në fundjavë përballë Dinamos. Sa i përket ndeshjes së kampionatit, Vllaznia si pritëse akoma vazhdon të jetë në dilemë nëse do ta luajë këtë sfidë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se proçesi i rimbjelljes së barit për momentin ka ecur mirë, ndërkohë që këto dy ditë pritet korrja e parë e tij. Por, për të qënë brenda standarteve të kërkuara, specialistët e terreneve sportive pohojnë se deri në momentin që vendoset për të luajtur në këtë fushë duhen edhe dy korrje të tjera të barit, për të cilën duhet pritur nëse deri në fundjavë do të jenë të mundura, apo jo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img