(Video)Rocco Vata, djali i ish kapitenit kuqezi, Rudi Vata, shkëlqen në kombëtaren irlandeze. Gol spektakël ndaj Maqedonisë së Veriut duke e kualifikuar skuadrën e tij në Elite Round të Kampionatit Evropian

…Historia vazhdon…Rocco Vata, djali i shkodranit  Rudi Vata, ish kapitenit të kombëtares shqiptare, po shkëlqen në futbollin irlandez. Rocco 17 vjeçar, është pjesë e Akademisë Celtik, klubit ku ka luajtur me shumë sukses edhe i ati, madje duke fituar Kupën e Skocisë pak vite më parë.

Rocco, aktualisht jeton prej vitesh me familjen e tij në Skoci, por duke qënë se nëna e tij, bashkëshortja e Rudi Vatës, është irlandeze, kombëtarja e Irlandës ka nxituar ta përfshijë atë në listën e kombëtares së tyre.

Më herët, Rocco ka zhvilluar edhe ndeshje të tjera mjaft cilësore me uniformën e kombëtares irlandeze, ndërkohë që ndeshja e radhës, ajo që kombëtarja U-17 e Irlandës zhvilloi sot ndaj Maqedonisë së Veriut, ishte ndër më të mirat që Vata i vogël përformon me këtë kombëtare.

Irlanda U-17 mundi 2 me 0 Maqedoninë e Veriut, dhe Rocco Vata, mahniti të pranishmit me golin që shënoi për irlandezët duke i kualifikuar në Elitë Round të Kampionatit Europian.

Spektalit që dhuroi Rocco Vata në këtë ndeshje i ka kushtuar  një vemendje të madhe media irlandeze dhe më gjërë. Njëra prej tyre, është edhe gazeta e njohur “The Scottish Sun”, komentin e së cilës e ka shoqëruar me disa foto gjatë ndeshjes.

“Çfarë gjuatje! Shikoni djaloshin e Celtic, Rocco Vata duke shënuar në një mënyrë mahnitëse për Irlandën U-17 në fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut.

Djaloshi i CELTIC, Rocco Vata shënoi një gol mahnitës pasi Irlanda U-17 siguroi kualifikimin për në Elite Round të Kampionatit Evropian.

Të rinjtë luajtëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe nuk bënë asnjë gabim pasi përfunduan fitues 2-0 në përballje. I riu Vata goditi cepin e portës në mënyrë të shkëlqyeshme.

Ylli i Celtic B e mundi lojtarin e tij para se të vraponte drejt portës dhe të godiste një top të pakapshëm në cepin e sipërm të rrjetës.

Vata dhe Celtic B aktualisht janë të nëntët në Ligën e Loëland në Skoci, ​​por kanë luajtur më pak ndeshje se të gjithë rivalët e tyre të ligës. Në ndeshjet e ardhshme do të përballen me Cumbernauld Colts në fund të muajit.”, shkruan ndër të tjera, gazeta “The Scottish Sun”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu