Pas ndërprerjes dy javore për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, këtë fundjavë rikthehen asktivitetet futbollistike të të gjitha kategorive të futbollit shqiptar. Kategoria e dytë do të luajë sot katër ndeshje që i përkasin Grupit A, mes tyre edhe dy skuadrat shkodrane, Ada dhe Murlani.
KF Murlani i drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa, i cili në javën e tretë humbi derbin shkodran me Veleçikun, luan brenda duke pritur në fushën sportive të Barbullushit, ekipin e Gramshit. Ndërkohë, Ada e Velipojës, e cila edhe ajo vjen në këtë javë pas një humbje djegëse të minutës së fundit me Shënkollin luan jashtë. Velipojakët e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani janë mysafirë në kryeqytet për t’u ndeshur me ekipin Internacional.
Po, për Grupin A të kategorisë dytë, Elbasani pret në fushën e tij Orikun, ndërsa Iliria përballet në fushën e saj me Luzin 2008.
Ndeshjet në fjalë startojnë që të gjithë në ortën 14.00 të ditës së sotme.