Monday, November 25, 2024

Vllaznia-Dinamo, të hënën, ora 19.45. Tekniku Brdariç në dilemë për formacionin e parë

Lexo

Kuqeblutë presin mbrëmjen e së hënës në “Loro Boriçi” Dinamon, takim ky në kuadrine javës së pestë të kategorisë Superiore. Luajtja ditën e hënë e kësaj ndeshje, përpos asaj që i shërben normalizimit të tapetit të gjelbërt, pas proçesit të rimbjelljes së barit, pritet të jetë një plus më tepër për teknikun Brdariç që të fiksojë emrat e duhur për njëmbëdhjetësin e parë që do të zbresë në fushë për këtë ndeshje.

Deri ditën e ndeshjes, kuqeblutë kanë edhe një seancë tjetër në dispozicion, atë të së dieles, në të cilën pritet të vendoset saktësisht për emrat që do të luajnë nga minuta e parë. Mungesa e Adilit si pasojë e kartonit të kuq të marrë ndeshjen e mëparshme në transfertën korçare pritet të rikthejë sërishmi kapitenin Gurishta në pozicionin e qëndërmbrojtësit dhe së bashku me të edhe Krujën në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Kontigjenti i madh i futbollistëve që janë në dispozicion për dy repartet e tjerë, mesfushën dhe sulmin, nuk përbën ndonjë problem edhe nëse Da Silva nuk do të jetë gati për këtë sfidë. Madje, sa i përket repartit të sulmit, konkurenca është mjaft e madhe për një vend titullari. Aq më tepër që tashmë është plotësisht i gatshëm, Ardit Hoxhaj, i cili në ndeshjen e Kupës përballë Labërisë tregoi se ka lënë plotësisht prapa problemet e dëmtimit. Ndaj, me të drejtë, ai e kërkon të jetë në fushë nga minuta e parë, gjë për të cilën tekniku Brdariç po e shikon me përparësi, ndërkohë, që i gatshëm është edhe maqedonasi Gjurgjeviç, edhe ai tashmë plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi që vuajti për disa javë.

Pjesë e këtij reparti është edhe Aralica, i cili me atë shpërthim që shfaqi në startin e kampionatit në ndeshjen e transfertës me Laçin la të kuptohej se do të ishte tejet i frikshëm për portat kundërshtare, por, për hirë të së vertetes, ajo ndeshje duket se ka mbetur në sirtar, sepse në të tjerat në vazhdim, ritmi dhe forca konkluduese ka lënë për të dëshiruar.

Vllaznia dhe Dinamo, vijnë në përballjen e javës së pestë të Superiores në kuotë të barabartë pikësh, nga 6 secila, dhe sfida e së hënës është vendimtare për secilen prej tyre, që me një fitore tre pikëshe, jo vetem që ngjitet në tabelën e klasifikimit, por edhe merr moralin e duhur për të ecur me këtë hap edhe në javët e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img