Saturday, May 4, 2024

Superkupa Mbarëkombëtare në basketboll për meshkuj, presidenti Alban Xhaferi fton tifozërinë për sfidën e mbrëmjes së sotme, Vllaznia-Prishtina

Lexo

“Dita e Shportës”, e ka quajtur presidenti i basketbollit shkodran. Alban Xhaferi, njëherazi edhe president i KF Vllaznia, duelin e shumëpritur në mes Vllaznisë vendase dhe Prishtinës mysafire në basketboll për meshkuj. Ndeshje kjo e vlefshme për gjysëmfinalen e Supërkupës Mbarëkombëtare, emocionet e së cilës do të vijnë mbrëmjen e sotme, kur në orën 20.30 do të ballafaqohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Përmes këtij postimi të zotit Xhaferi, ai kërkon nga ana e tifozëve kuqeblu të jenë sa më të shumë në numër për të mbështetur Vllazninë drejt një fitoreve ndaj Prishtinës.

Një mbrëmje, që krahas një tifozërie të zjarrtë kuqeblu që pritet të jetë e pranishme në mbështetje të skuadrës së zemrës Vllaznia, sipas organizatorëve, Ligës Unike Mbarëkombëtare, por edhe Klubit të Basketbollit Vllaznia, në tribunën VIP pritet të jenë autoritete të larta shtetërore dhe qeveritare të dy vendeve përkatëse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me emra të tjerë të qeverisë së shtetit kosovar, Hajrulla Ceku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, Zv.Ministrja e Sportit, Mimoza Kusari Lila, deputete Parlamentit te Kosoves, pritet ta ndjekin ndeshjen në fjalë nën shoqërinë  e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, Ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqiperisë, Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijet, Bora Muzhaqi, etj, për të vijuar edhe me Presidenti i Bordit Drejtues të Ligës UNKIE, Ilir Trebicka, autoritet e dy federatave sportive, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosoves Arben Fetahu, Avni Ponari, president i Federatës Shqiptare të Basketbollit, etj.

Fituesi i gjysëmfinales së Shkodrës, Vllaznia-Prishtina dhe asaj që do të luhet në Durrës në mes Teutës dhe Golden Eagle Ylli të Kosovës, do të ndeshen të mërkurën e ardhshme po në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” për të përcaktuar fituesin e këtij trofeu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img