Sunday, November 24, 2024

(Video) Futbollisti kuqeblu, Fahrudin Gjurgjeviç në konferencë për shtyp. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, lë pas dëmtimin, gati për sfidën e së hënës me Dinamon

Lexo

Ka qënë lojtar stabël i formacionit, por një dëmtim e la mënjanë për disa javë të kampionatit. Por, tashmë ka lajme shumë të mira për sulmuesin e ardhur nga Maqedonia e Veriut, Fahrudin Gjurgjeviç. Falë një terapie intensive, ku ka pjesën e tij edhe stafi mjekësor perfekt i KF Vllaznia, Gjurgjeviç është rikthyer në fushën e lojës. Një rikthim, që në ndeshjen e mesjavës për Kupën e Shqipërisë ndaj Labërisë u shoqërua me gol nga Gjorgjeviç. Një gjë e tillë ka dhënë efektin pozitiv tek sulmuesi kuqeblu, i cili në përballjen e së hënës me Dinamon premton se do të bëjë më të mirën, pse jo një gol individual dhe fitore të Vllaznisë. Premtimet në fjalë, Gjorgjeviç i shprehu gjatë konferencës për shtyp dhënë sot në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Pata një dëmtim në një pikë kyçe sepse isha në një moment të mirë, por tani jam rikthyer dhe jam mjaft i lumtur që shënova në ndeshjen e Kupës, gol që shërbeu për të kthyer edhe rezultatin e ndeshjes së parë. Ndoshta nuk do të premtoj gol edhe ndaj Dinamos, por premtoj të bëj gjithçka është e mundur për ta ndihmuar skuadrën ta fitojë këtë ndeshje. Ne do të bëjmë maksimumin për t’i shkaktuar humbjen e parë Dinamos. Mendoj se po rikthehem gradualisht në formën time më të mirë për të luajtur dhe mbi të gjitha, për të luajtur mirë”, theksoi Gjorgjeviç në prag të sfidës me Dinanon, takim i cili do të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 19.45.

(Video) Fahrudin Gjurgjeviç, në konferencë shtypi, prag ndeshja, Vllaznia-Dinamo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img