Trajneri i Kombëtares shqiptare të futsallit, Orhan Ibishi, ka publikuar listën me 14 lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.
Kuqezinjtë do të nisin rrugëtimin në këtë fazë më 6 nëntor, me përballjen ndaj Bjellorusisë, që do të zhvillohet në orën 15:30, në sallën sportive “Humenné”, në Sllovaki.
Në listën e trajnerit Ibishti janë përfshirë 14 futbollistë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë sfidë të parë të Grupit 6, ku pjesë është edhe Kazakistani.
Lista e Kombëtares së Futsallit:
Fidan Misini, Valdrin Mjeku, Arbër Shkodra, Ermir Kryeziu, Arif Limani, Fatlum Pishtani, Briland Toma, Shqipron Brahimi, Artan Junuzi, Granit Berisha, Ferik Brati, Fabiano Tafa, Gjilberto Rrotani, Aleksandër Derzaj.
Bjellorusi – Shqipëri
6 nëntor, ora 15:30. Salla sportive “Humenné”, Sllovaki


