Saturday, November 23, 2024

(Video) Mikaile Tmusiç, shpallet lojtari më i mirë i Superkupës Mbarëkombëtare të basketbollit

Lexo

Ekipi kosovar, Golden Eagle Ylli ka korrur një sukses të dyfishtë në Superkupën Mbarëkombëtare të basketbollit, aktivitet ky që u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Pasi mundi në finale, Sigal Prishtinën me rezultatin 76-67, Golden Eagle Ylli, fitoi Superkupën Mbarëkombëtare, trofe të cilin ia dorëzoi  kapitenit të Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Ndërkohë, një tjetër çmim për këtë aktivitet ishte Kupa e basketbollistit më të mirë të Superkupës Mbarëkombëtare, të cilën e meritoi Mikaile Tmusiç i Golden Eagle Ylli, trofe të cilin ia dorëzoi Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Gëzimin dhe entuziasmin e suksesit të arritur në këtë aktivitet, Mikaile Tmusiç, e shoqëroi me prerjen e rrjetës së koshit të basketbollit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodërs, menjëherë pas përfundimit të finales. Veprim ky që haset shpesh në mjediset sportive gjatë momenteve festive të fitimit të trofeut. Një gjë të tillë, e bëri edhe Mikaile Tmusiç, moment të cilin e filmoi ekskluzivisht kamera e Veriu Sport, duke e shoqëruar edhe me intervistën në fjalë, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img