Saturday, November 23, 2024

(Video) Volejboll Femra-Vllaznia fiton në transfertë me Flamurtarin dhe bashkëkryeson kampionatin me Skënderbeun

Lexo

Sezoni i sivjetëm për Vllazninë në volejboll për femra duket se do të jetë shumë pozitiv. Këtë e tregon edhe nisja tepër e mirë e kampionatit, kur në dy javët e para ka realizuar dy fitore radhazi. Pasi mundi thellë 3 me 0 në javën e parë Barleti Volej në shtëpi, volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerët Dorjan Tafa dhe Ferdinand Bardeli kanë bërë të njëjtën gjë edhe në transfertë me ekipin e Flamurtarit.

Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës në fakt ka filluar më mirë për ekipin vendas, i cili pas një rivaliteti të vazhdueshëm të setit të parë, në pikët e fundit tregohet më i kujdesshëm duke e fituar atë me shifrat 25 me 23. Humbja e këtij seti ka shërbyer si mësim për volejbollistet kuqeblu, të cilat në setin e dytë i bëjnë një përmirësim të ndjeshëm lojës së tyre. Për këtë flet edhe vetë rezultati, kur ato e fitojnë setin e dytë me shifrat 15 me 25 duke barazpeshuar rezultatin e setëve në 1 me 1.

Dominimi kuqeblu vazhdon të jetë prezent edhe në setin e tretë, përfundimi i të cilit fikson shifrat 18 me 25 për Vllazninë duke kaluar në avantazh me sete 1 me 2. Në setin e katërt ka një reagim të pikëve të para nga skuadra vendase me synimin për ta fituar atë, në mënyrë që ndeshja të shkojë me set final, por një gjë të tillë nuk e lejon Vllaznia.

Formacioni kuqeblu është nëlartësinë e duhur, ku duke shënuar pikë pas pike, e mbyllë edhe këtë setë me fitore, 15 me 25 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3 me sete.

Një ndeshje, që krahas lojtareve të tjera, figurën më të mirë sportive e bënë, Esmeralda Tuci dhe Sara Hasku, të cilat shënuan respektivisht 23 pikë Tuci dhe 21 Hasku. Pas dy javëve kampionat, Vllaznia me dy fitore dhe seteverazh 6 me 1, është në vendin e parë me pikë të barabarta me Skënderbeun e Korçës duke lënë prapa, Tiranën, Partizanin, Apoloninë, Barletin me nga 3 pikë, si dhe Flamurtarin dhe Lushnjën me 0 pikë.

Për javën e tretë, Kampionati Kombëtar i volejbollit për femra përballë në Shkodër, dy kryesueset, Vllazninë vendase dhe Skënderbeun mysafir që drejtohet nga trajneri Shkodran, Besnik Lisha.

(Video) Momentet e fundit të ndeshjes në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës, Flamurtari-Vllaznia 1-3

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img