Friday, September 20, 2024

(Video-Intervista) Post Vllaznia-Dinamo, ish futbollisti shkodran, Fatbardh Jera, komplimente kuqebluve për fitoren 6-3, por ka kritika për repartin e mbrojtjes

Lexo

Edhe pse jeton prej vitesh në kryeqytet, madje ka edhe një funksion në FSHF si antar i Komitetit Ekzekutiv, ish futbollisti i Vllaznisë si dhe i kombëtares kuqezi, Fatbardh Jera, sa herë që skuadra e zemrës së tij luan në shtëpi, ai është i pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e së hënës, ku Jera e ndoqi sfidën Vllaznia-Dinamo në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” nën shoqërinë e miqve të tij të futbollit.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Jera nuk nguron të përcjellë komplimente për fitoren e Vllaznisë, por nga ana tjetër, ka edhe kritika për repartin e mbrojtjes.

“Ishte me të vërtetë një festë e bukur, kisha kohë pa shikuar kaq shumë gola në një ndeshje. Pamvarësisht gjashtë golave të shënuar duhet të kemi kujdes në repartin mbrojtës sepse tre gola të pësuar nuk janë pak. Në fillim mendova se do të shikoj një Dinamo tepër të forte, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe, por ekipi jonë ishtë në një ditë shumë të mirë. Gjithsesi kampionati është i gjatë dhe është e vështirë të them se do të shpallemi kampion që tani, por nëse ecim kështu besoj se kemi një rrugë të mbarë para.”, tha ndër të tjera Jera në intervistën e dhënë për Veriu Sport, të cilën keni mundësinë ta ndiqni të plotë në vidion që shoqëron komentin në fjalë.

(Video) Intervista me ish futbollistin kuqeblu, Fatbardh Jera)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img