Vllaznia-Teuta 85-82 (22-21, 20-19, 26-15, 17-27)
E mërkurë, 20 tetor 2021, ora 18.00, pallati I sportit, “Qazim Dervishi)
Vllaznia: Bessard(14), Stove(20), Butler(24), Faslija, Rakaj, Bekteshi(2), Rakoçeviç(2), Gjeçaj, Shestabi(9), Cashman(4), Cooper(10), Shabani. Trajner Nikola Milatoviç
Teuta: Satter(12), Gorea(8), Pelissier(19), Lilaqj(15), Peterson(18), Bruce(9), Veselagu(1). Trajner Melzim Lazini
Gjyqtarë: E. Koçi, O. Kasmi, E. Allaraj-Vëzhgues: A. Terihati
Dy ndeshje, dy fitore ka regjistruar Vllaznia e koshit për meshkuj duke i bërë një nisje fantastike kampionatit të Superligës. Pasi kaloi me sukses ndeshjen e transfertës të javës së parë me Tiranën, në javën e dytë, kuqeblutë kanë sfiduar Teutën, skuadrën kampione në fuqi, e cila pas tërheqjes nga kampionati të rivalit tjetër Goga Basket, mbetet padyshim pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion.
Por, këtë season, kemi një tjetër pretendent serioz, Vllazninë, e cila në ndryshim nga sezoni i kaluar kur paraqitja e saj ishte larg asaj që kërkohej, këtë sezon duket se është krejt ndryshe. Marrja e trajnerit me përvojë, malazezit Nikola Milatoviç, i cili sezonin e kaluar drejtoi Teutën kampione, i ka dhënë një frymë tjetër skuadrës kuqeblu.
Dhe, kjo u pa qartë edhe në përballjen e mbrëmjes së mërkurë në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, ku skuadra kuqeblu arriti një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Teuten, kampionen në fuqi, me rezultatin 85 me 83.
Referuar ecurisë së takimit, Vllaznia fitoi dy periodat e para me nga një pikë diferencë, 22-21 të parën dhe 20-19 të dytën, duke e mbyllur pjesën e parë me dy pikë në avantazh, 42-40. Një periodë e tretë tejet cilsore për vendasit kuqeblu, të cilët duke e mbyllur këtë dhjetëminuësh në favor të tyre 26-15 udhëheqin pqas periodës së tretë me rezultatin 68-55.
Por, ajo që për momentin konsiderohet si pika më e dobët e Vllaznisë, perioda e katërt del përsëri në skenë. Akoma nuk kuptohet qartq, që zbehja e lojës në këtë dhjetëminutësh të fundit të krejt takimit vjen nga mungesa e përgatitjes fizike, apo pesha emocionale e momenteve vendimtare të mbylljes së ndeshjes. 17 me 27 është rezultati në favor të mive në këtë periodë duke e vënë në diskutim të plotë fitoren e Vllaznisë, e cilagjithësesi, edhe pse me pak vështirësi, arriti të mbyllë ndeshjen me fitore me shifrat 85-82.
Në dy ndeshjet e tjeta të javës së dytë, Kamza ka mundur thellësisht Partizanin në transfertë, 86-101, ndërsa Tirana ka likujduar Dinamo duke e mundurt me rezultatin 100-70.
Pas javës së dytë, Vllaznia kryeson e vetme tabelën e klasifikimit me 4 pikë, e ndjekur nga Tirana, Kamza, Teuta, Dinamo me nga 3 pikë dhe Partizani në fund me 2 pikë.