Monday, November 25, 2024

Mirel Josa, trajneri i ri i Laçit

Lexo

Ish futbollisti bardheblu dhe i kombëtares shqiptare, por edhe trajneri i suksesshëm di disa skuadrave, brenda dhe jashtë Shqipërisë pritet të marrë drejtimin e ekipit të Laçit.

Pas largimit të malazezit Dejan Vukiçeviç, këtë javë skuadrën e drejtoi provizorisht trajneri Sero Noka, i cili ia arriti t’ia dalë duke mundur Kastriotin në shtëpi. Por, kjo nuk ka mjatuar që presidenca ti besojë vazhdimësinë.

Në fakt, për Nokën duhet thënë se i është bërë e qartë që më herët se qëndrimi i tij në pankinë do të jetë i përkohshëm, pasi klubi është në bisedime me emra të tjerë trajnerës me përvojë.

Njëri prej tyre është Mirel Josa, ku sipas burimeve brenda vetë klubit kurbinas, bisedimet me të kanë avancuar jo pak. Madje, thuhet se është arritur edhe akordi mes dy palëve, dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtar lajmi për emërimin e tij në krye të skuadrs së Laçit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img