Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Brdariç analizon humbjen me Kukësin. Pakënaqësi për lojën e të tijve, por premton rikthimin tek fitorja

Lexo

Vllaznia e ka nisur mirë takimin me Kukësin në transfertë. Mund të kishte shënuar e para dhe më  pas loja mund të kishte marrë drejtim tjetër. Por, kjo nuk mjafton për të përballuar një ndeshje 90-të minutëshe. Ndaj, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, pasi uron kundërshtarin për fitoren, tekniku Brdariç thekson se  gabimet e shfaqura në këtë ndeshje do t’i analizojne me kujdes, ndërkohë që premton se i kanë forcat të kthehen tek fitorja.

“Urime Kukësit fillimisht, shënuan dy herë dhe ishte mëse e mjaftueshme të fitonin ndaj nesh. Kishim një shans të mirë, nuk kishim mungesë përqëndrimi. Kishim një rast me Da Silvën, dhe pas disa minutash Kukësi shënoi një gol shumë të bukur. E ktheu ndeshjen në favorin e vet.  Sigurisht patëm një mungesë durimi dhe pasi dolëm me karton të kuq, skuadra nxitonte shumë bënte gabime.

Ne duhet të analizojmë ndeshjen në një mënyrë të mirë, duhet të kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, dhe për mua nuk është çdo gjë e qartë jemi përpjekur të përmirësohemi por sot nuk ishte ndeshje e mirë, do të mësojmë nga kjo përballje dhe ndeshjen tjetër do të tregojmë një fytyrë tjetër.

Sa i përket mungesës së Ardit Krymit, ai sot ishte sëmurë dhe nuk ndihej mirë. Shpresoj që ndeshjen e ardshme të jetë i gatshëm. Sigurisht na jep sigurinë që në duhet në fushë. Por gjithsesi 11 lotjarët që janë në fushë duhet të jenë më të kujdeshëm për situate të caktuara, e dinim që Kukësi ka lojtarë të shpejtë që mund të na vënë në rrëzikshëmri i lamë hapësira mbrapa dhe rrezikuam”, ka përfunduar prononcimin e tij të pas ndeshjes, njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img