Tuesday, November 26, 2024

Emocionet dhe akuzat e Ilir Kepës! E nderojnë maksimalisht në Belgjikë, ndërkohë që Shkodra e ka harruar!

Lexo

Pak ditë më parë, klubi i Molenbekut ku shkodrani Ilir Kepa kaloi një pjesë të konsiderueshme të karrieres sportive organizoi një takim pas 30 vitesh në stadiumin  RËDM (Bruxelles) për të nderuar brezin e artë të futbollistëve që kanë luajtur për këtë klub, ku i ftuar special ishte edhe shkodrani Ilir Kepa.

Një mbrëmje ku brohoritjet e tifozëve të pranishëm në atë takim, ashtu si 30 vite më parë, emocionuan pa masë futbollistët veteranë të pranishëm në atë takim.

I pyetur nga Veriu Sport për këtë takim, shkodrani Kepa shprehet shumë i emocionuar për vlerësimin që klubi Molenbek dhe tifozëria belge i japin atij si futbollist për atë çfar ka dhënë në fushën e lojës, por nga ana tjetër ka rezerva dhe zhgënjim për qytetin e tij të lindjes, Klubin Vllaznia, Bashkinë e Shkodrës, që nuk kujtohen fare për të, edhe pse ka një kontribut, jo të vogël për ekipin e tij të zemrës, Vllaznia.

….”E diela 17 /10 /2021 do mbetet shumë e veçante dhe simbolike për mu si i huaj në token belge dhe atë të futbollit belg për 30 vite që jetoj ketu. Një ftese më erdhi para pak javesh nga klubi i RËDM të Molenbeek dhe tifozave të klubit për një mbrëmje prezantimi dhe nostalgjiet për mirenjohjen e lojtareve më të dalluar të viteve 80-90.

Është një ndër klubet më të vjetra dhe me shumë histori, sidomos në vitet 70-të, ku u shpallen dhe kampion të Belgjikes në vitin 1975, me lojtar të famshëm, si legjendari Paul Van Himst, hollandezi Johan boskamp apo danezi Nielsen etj.

Një darkë plot emocione nga tifozeria dhe nga stafi i klubit, dhe një mirënjohje për kontributin e gjithësecilit prej nesh për vite me rradhë.

Për 3 vite e prezantova edhe unë  këtë klub nga mënyrat më të denja dhe shembullore, si nga ana sportive, ashtu edhe nga ana qytetare, bile shumë nga specialistë apo tifozë më quajnë si ndër teknikët më të mirë të gjitha kohërave të futbollit belg.

Mjafton për këtë edhe ky mesazh që më ardhur nga një tifoz që nuk e njihja fare absolutisht….: “Ilir, ti je lojtari ma i mirë që kam pa në klubin e Rëdm. Topper, do të thotë i padiskutushem.”

Po Vllaznia???  Çfar isha unë për atë klub që nuk kujtohet absolutisht, të pakten një mirnjohje tash 30 vite cilado past ken kryesia e klubit apo Bashkia e qytetit. Si unë mund të ketë shumë e shumë lojtarë të mëdhenj që ju dhemb shpirti vetem për një mirënjohje simbolike dhe shumë të merituar. Të vetmit, që më kanë nderu dhe rrespektu janë Alban Xhaferi dhe Blendi Dibra.

Zemra më dhemb kur mendoj që i huaji të vlereson shumë më shumë se i joti.

Me dhimbshuri dhe i zhgënjyer nga toka jeme që e kam dasht dhe e du ma shumë se çdo gja në botë.”, është mesazhi original që që ish futbollisti shkodran, Ilir Kepa, përcjellë në Veriu Sport. Një mesazh që patjetër duhet të shkojë në veshin  dhe vendin e duhur, pikërisht për ato struktura të sportit, apo të qeverisjes vendosre që duhet të merren me këtë sektor.

Ndaj, edhe mesazhi i Veriu Sport për to është: Më tepër vlerësim, konsideratë dhe mirënjohje për veteranët e sportit shkodran, sepse reagimi dhe zhgënjimi i Ilir Kepës në një farë mënyre është zëri edhe i shumë e shumë veteranëve të tjerë të sportit shkodran, dhe jo vetëm të futbollit, të cilët janë të mërzitur, zhgënjyer dhe pse jo të ofenduar për harresen ndaj tyre.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img