Saturday, April 27, 2024

Botërori i Boksit në Serbi-Shqipëria e nisë me fitore, Alban Beqiri sfidon boksierin kenian në peshën 71 kg

Lexo

Kombëtarja e Boksit shqiptar që po merrë pjesë në Kampionatin Boteror, i cili është duke u zhvilluar në kryeqytetin Serb, Beograd, e ka nisur mjaft mirë konkurimin e saj, ku që në ndeshjen e parë, kuqezinjtë tanë kanë arritur të realizojnë fitoren e parë.

Kjo fitore ka ardhur nga boksieri Alban Beqiri, i cili duke konkuruiar në peshën deri në 71 kg ka sfiduar kundërshtarin e tij të kombëtares së Kenias. Në informacionin e marrë nga kryetrajneri ikombëtares tonë Zef Gjoni, boksieri ynë, Alban Beqiri ka dominuar plotësisht në ringun e Beogradit duke mos e vënë për asnjë moment fitoren në diskutim. Kjo ka bërë që në mbylljes të ndeshjes, gjyqtaria të japë vendimin për fitoren 3 me 0 në favor të Beqirit. Fitore kjo që e kualifikon atë për në turin e dytë të ndeshjeve të botërorit, ku sipas grafikut të ndeshjeve, në këtë tur Beqiri do të ndeshet me boksierin e përfaqësueses së Lituanisë.

Siç është bërë me dije edhe më herët, Shqipëria e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Renato Kurti përfaqësohet në Botërorin e Beogradit me 3 boksierë. Krahas Alban Beqirit, i cili e kaloi me sukses turin e parë në peshën 71 kg, në ditët në vazhdim do të boksojnë edhe Indrit Laçi në peshen deri në 92 kg, si dhe shkodrani, Nelson Hysa në peshen + 92 kg.

Nga sa bëhet e ditur, dy boksierët e tjerë të Shqipërisë, Indrit Laçi dhe Nelson Hysa, fatmirësisht i kanë kaluar turet e para me anë të shortit. Në turin e dytë, shkodrani Hysa do të ndeshet nesër me boksierin e kombëtares së Trinidat Tabaco, ndërkohë që Laçi do të ndeshet pasnesër, me  datë 29 me fituesin e ndeshjes Angli vs Azerbaixhan.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img