Sunday, November 24, 2024

Basket-Liga Unike/Kamza e mund dy herë Vllazninë brenda 4 ditëve, këtë herë për Ligën Unike, 82-72.

Lexo

Nëse shikon përbërjen e dy skuadrave, Vllaznia me një numër të madh basketbollistësh të huaj, përfshirë edhe trajnerin e njohur malazez, Nikola Milatoviç duket e avantazhuar ndaj skuadrës së Kamzës, që këtë sezon vjen si debutuese në Superligë.

Por, për trajnerin e Kamzës, ish basketbollistin shkodran, Eni Llazani, kjo nuk është bërë pengesë që Kamza e drejtuar prej tij ta sfidojë Vllazninë dy herë radhazi brenda katër ditësh. Madje, duke përfshirë edhe Kupën e Federatës, ku përsëri Kamza doli fituese ngaj Vllaznisë, numri i fitoreve të Kamzës ndaj Vllaznisë shkon në tre.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit të Kamzës, për llogari të xhiros së dytë të Ligës Unike.Vllaznia e nisi më mirë kur fitoi periodën e parë 16:18, por në periodën e dytë, vendasit humbin thellësisht 21 me 10 duke e mbyllur pjesën e parë e parë me fitore, 37-28.

Minutat e periodës së tretë shoqërohen me një barazpeshë , teksa mbyllen në barazim 22 me 22. Por, “sëmundja e vjetër” e Vllaznisë e lëshimit në periodën e katërt del përsëri në skenë. Kamza luan shumë më mirë se sa Vllaznia, ndërkohë që kuqeblutë përfshihen në shumë gabime. 23 me 22 përfundon kjo periodë e katërt për Kamza Baskert, e cila e fiton edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 82:72.

Te Kamza Basket u dalluan Mattheë Eldrigde me 15 pikë e dhjetë kërcime, Reece Brooks me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Abrian Edëards me 14 pikë e tetë asistime, ndërsa te Vllaznia u dalluan Johnathan Stove me 22 pikë e tetë kërcime dhe Davante Cooper me 16 pikë e nëntë kërcime. Pas javës së dytë të Ligës Unike, Kamza Basket ka dy fitore, ndërsa Vllaznia dy humbje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img