Friday, April 19, 2024

Eleminatoret e Europianit-Kombëtarja U-17 humbet me Skocinë 3 me 2

Lexo

Skoci U-17 – Shqipëri U-17          3-2

(Shënues: Ëilson 27’, Moore 60’, Allen 66’ / Kosmallari 12’, Damo 90’)

Shqipëria U-17: Kiri, Koleci (Muça 30’), Ad. Kurti, Ar. Kurti (C), Xhixho (Syla 73’), Kosmallari (Ruci 73’), Sulejmani (Damo 67’), Tresa, Kasa (Ageja 67’), Fikaj, Haxhari.

Kombëtarja shqiptare U-17 ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës ndeshjen e dytë në eliminatoret e Europianit për moshën U-17 ndaj Skocisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku bënë një paraqitje të mirë dhe luajtën deri në fund si të barabartë me skocezët, të cilët fituan në fund me rezultatin 3-2 në një ndeshje plot emocione.

Shqipëria U-17 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kiri, Koleci, Ad. Kurti, Ar. Kurti (C), Xhixho, Kosmallari, Sulejmani, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë dhe në minutën e 12-të kaluan në avantazh me anë të mesfushorit Oresti Kosmallari, i cili fiksoi shifrat në 1-0. Në minutën e 26-të gjyqtari hungarez i sfidës, Ferenc Karako akordoi një 11-metërsh në favor të skocezëve. Goditja nga pika e bardhë e skocezit Ëilson u ndal me sukses nga portieri Kiri. Gjithsesi, në minutën e 27-të Ëilson do të ndreqte shënjestrën, duke shënuar golin e barazimit për Skocinë.

Në pjesën e dytë trajneri Bulku bën disa zëvendësime, por skocezët arrijnë të kalojnë në avantazh e më pas të trefishojnë rezultatin. Në fillim është Moore ai që shënon në minutën e 60të e më pas Allen në minutën e 66-të, duke fiksuar rezultatin në 3-1. Në minutën e fundit të kohës së rregullt kapiteni Arlind Kurti shënon, duke ngushtuar diferencën në 3-2, teksa në shtesë Endri Damo i hyrë si zëvendësues në pjesën e dytë ndëshkohet me karton të kuq (pas dy kartonëve të verdhë) dhe lë fushën e lojës.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë U-17 në eliminatoret e Europianit, Grupi 12. Takimi i parë ishte ai i datës 27 tetor ndaj Italisë (humbje 5-0), ndërsa më 2 nëntor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img