Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit për herë të parë në Rajonin e Shkodrës, luajti ndeshjet e javës së dytë. Fitoren më të thellë në këtë javë e realizoi ekipi Air Albania, i cili mundi 10-2 ekipin Shqiponja të Vaut të Dejës.
Për ekipin Air Albania, në gjirin e të cilit bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, autorë të golave ishin: 2 Admir Mehja, 2 Semir Gokaj, 1 Fatos Behari, 2 Sajdi Guri, 1 Haris Lika, 1 Gilman Lika dhe 1 Ergi Borshi.
Në ndeshjet e tjera të javës së dytë të kampionatit të futbollit 5×5, u arritën këto rezultate: 1. Manchester Jun. – Don Bosko 3-7, Vllaznimi -Mfc Panthers 5-4, Olimpik 1 Maji – Gur i Zi 2-5. Pas javës së dytë, kryeson me 6 të plota Air Albania, e ndjekur nga Don Bosko, MFC Panthers, Vllaznimi, Manchester, Olimpik 1 Maji, Guri i Zi me nga 3 pikë dhe Shqiponjat e Vaut të Dejës me 0 pikë.
(Vide) Pas ndeshjes, Air Albania-Shqiponjat Vau Dejës, ka folur kapiteni i skuadrës Air Albania, Admir Mehja