Friday, May 17, 2024

Post Vllaznia-Tirana, Xhaferi: Trajneri Brdariç, nuk lëviz nga stoli kuqeblu

Lexo

Natyrisht që është i zhgënjyer nga paraqitja e dy ndeshjeve të fundit të skuadrës që financon, por edhe më tej, sepse 3 fitore në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni në të gjitha veprimtaritë, janë pak. Megjithatë, përpos zërave pë një largim të mundshëm të trajnerit Brdariç, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi nuk mendon se trajneri duhet të lëvizë.

“Natyrisht që jemi të zhgënjyer nga këto dy humbje të njëpasnjëshme, dhe kjo është bërë pjesë e një analize të hollësishme me stafin, që vazhdon, por, nga ana tjetër, kampionati është i gjatë,dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur objektivat tona. Për më tepër, jemi ende në fillim të këtij sezoni dhe puna vazhdon, prandaj nuk shoh asnjë arsye për ndryshime. Aq më pak të jetë diskutuar për ndryshim trajneri, prandaj nuk e kuptoj se nga dalin të tilla spekulime. Ne vazhdojmë punën, por natyrisht duke synuar të përmirësojmë ato gjëra që mund t’i bëjmë më mirë, për të marrë rezultate më të mira.”, është shprehur presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi gjatë një lidhje direkte telefonike në emisioni Rubrika Sportive të RTSH Sport, drejtuar nga moderatorja e njohur, Hygerta Sako. Që do të thotë, se Brdariç gëzon besimin e njëshit të klubit kuqeblu për të vazhduar punën në krye të Vllaznisë me besim të plotë se situate do të ndryshojë për mirë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img