18 pikët e grumbulluara në eleminatorët e Botërorit që e renditën Shqipërinë në vendin e tretë të Grupit I, ka marrë vemendjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë, i cili nuk ka nguruar ta vlerësojë këtë arritje me një postin në rrjetin social.
“Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet dhe ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe traineri ynë, meritojnë falenderime për emocionet që na dhuruan e respekt për të 18 pikët që grumbulluan. Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare #ForcaShqipëria”, shkruan kreu i qeverisë shqiptarë, Edi Rama, i cili më herët, në rininë e tij ka qënë sportist, duke luajtur basketboll me ekipin e Dinamos, ashtu si edhe i vëllai i tij, Olsi.